web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Van Dijk: Humbja nuk është opsion ndaj Milan-it, është momenti të reflektojmë

16 Shtator 2024, 15:55, Sport CNA
Van Dijk: Humbja nuk është opsion ndaj Milan-it, është
Virgil van Dijk, Burimi: Sky Sports

Kapiteni i Liverpool-t, Virgil van Dijk ka folur për mediet në prag të ndeshjes së Champions League ndaj Milan-it.

Mbrojtësi i “The Reds” deklaroi se për ta humbja ndaj Milan-it nuk është një opsion, pasi sipas tij duhet të tregojnë se kanë një grup të mirë.

“Për mendimin tim ne kemi një grup shumë të mirë dhe duhet të kuptojmë se humbja ndaj Nottingham Forest është e papranueshme dhe e vetmja mënyrë për ta treguar këtë është të martën kundër Milan-it. Kjo është ajo në të cilën do të fokusohemi. Kemi kaluar humbje dhe momente të vështira së bashku dhe mendoj se duhet të qëndrojmë të qetë. Ne kemi nevojë për të gjithë skuadrën. Ndaj Milan-it kemi vetëm një opsion të fitojmë”-u shpreh ai./CNA 





Lajmet e fundit nga