“Mesi është më i miri i historisë, e meriton këtë Kupë Bote”/ Modriç fajëson arbitrin: Ky tipi, ndër më të këqijtë në qarkullim
Luka Modriç, një zotëri i futbollit. Ndonëse nervozizmi pas ...

Simon Simoni ka bërë hapin e madh në kar rierë. Portieri lezhjan ka firmosur për Eintraht Frankfurtin, një nga ekipet elitare të Gjermanisë, pjesëmarrës në Ligën e Kampionëve. Kontrata e tij me klubin e ri është për 4.5 vjet, ndërsa Dinamo përfiton shumën e 600 mijë eurove nga ky transferim dhe në bazë të aktivizimit do të jetë edhe një bonus që shkon deri në 400 mijë euro.
Një lëvizje shumë e rëndësishme kjo si për 18- vjeçarin në aspektin profesional dhe atë ekonomik, ashtu edhe për klubin kryeqytetas, që mbush arkën me një shifër të konsiderueshme. Simoni ka kryer më parë vizitat mjekësore, ka parë nga afër ambientet e klubit të ri dhe do të bashkohet me të në janar.
Është pa dyshim një lëvizje e bujshme për futbollin shqiptar në përgjithësi, që një lojtar i saj dhe aq më tepër nga një klub i Kategorisë së Parë, të katapultohet në Bundesligë dhe në një nga emrat e nivelit të lartë të saj.
DETAJET – Klubi i Dinamos përfiton shumën e 600 mijë eurove dhe kjo është e parë në historinë e klubit që flitet për të tilla shifra. Me ardhjen e presidentit Bardhi në krye të bluve, të rinjtë kanë qenë prioritet, por nuk mendohej që do të bëhej kaq shpejt një lëvizje kaq e madhe.
Simoni ka hedhur firmën për 4.5 vjet me Eintrahtin. Gazeta mëson se ai do të përfitojë rreth 3.5 milionë euro nga kjo kontratë, plus bonuset, që mund ta rrisin ndjeshëm shifrën.
Me aktivizimin e mundshëm të lezhjanit si titullar, termat financiare ndryshojnë shumë. Për transferimin e Simon Simonit është folur që sezonin e kaluar, kur ai zuri vend në formacionin e Dinamos së Superiores që në moshën 17-vjeçare dhe bëri një paraqitje shumë të mirë. Në fillim atë e ndoqën nga afër përfaqësues të klubit të Udinezes.
Në verë u fol për një kalim të mundshëm në Turqi dhe tani vjen firma në Gjermani. Në lidhje me këtë transferim, portieri lezhjan Simoni tregon për “Panorama Sport” se si u bë e mundur kjo lëvizje. Nga vëzhgimi i përfaqësuesëve të klubit gjerman në ndeshjen me Flamurtarin, ku pësoi 5 gola, bisedën me prindërit dhe deri te firma në kontratë.
Simon, si nisën bisedimet për kalimin tek Eintrahti? Si reaguat në momentin e parë kur ju propozuan këtë emër?
Ka pak kohë që flitet për këtë lëvizje. Të them të vërtetën, kur menaxheri im, Enis Ibrahimi, më tha që do të shkoja tek Eintrahti i Frankfurtit, nuk po e besoja. Më dukej si një lojë, por pastaj gjërat u bënë serioze dhe derisa erdhëm tani në momentin e firmës.
Çfarë do të thotë për ju kjo lëvizje, i druheni faktit që po kaloni direkt në një klub kaq të madh?
Po, është e vërtetë që po kaloj direkt në një klub shumë të madh. Unë e kam të qartë se duhet të punoj shumë, sepse e di shumë mirë që është një sfidë shumë e vështirë. Besoj se me punë dhe pak fat do të arrij atë që dua. Kalimi në Bundesligë është një ëndërr e realizuar, pa dyshim. Për këtë dua t’i falënderoj të gjithë ata që më kanë mbështetur që fëmijë dhe menaxherin tim, që bëri të mundur lëvizjen.
A është e vërtetë që përfaqësues të klubit gjerman ju kanë ndjekur në ndeshjen me Flamurtarin, ku pësuat 5 gola?
Po, është e vërtetë. Unë nuk bëra një ndeshje të mirë, si gjithë skuadra, por më pas mora vesh se stafi i Eintrahtit kërkoi me më shumë ngulm që të më blinte. Nuk e di pse. Ata kishin përfaqësuesit e tyre në stadium dhe ndoshta kanë parë gjëra të tjera që i kanë bindur, jo golat e pësuar.
Pastaj shkuat në Gjermani për të vizituar klubin. Cilat ishin impresionet?
Shkova në Gjermani për të kryer fillimisht vizitat mjekësore. Pastaj pashë nga afër edhe ambientet e klubit të Eintrahtit dhe ishte një realitet tjetër, kuptohet. Gjithçka e organizuar shumë mirë, në mënyrë perfekte. Tani mezi pres që të filloj aventurën aty, edhe pse i di mirë vështirësitë. Kam kohën e duhur përpara dhe shpresoj t’i bëj gjërat ashtu si duhet. E di mirë se duhet të jap maksimumin në çdo moment.
Si e priti familja kur u thatë se do të shkoni në Gjermani?
Nuk më besonin kur u thashë se do të transferohesha në Gjermani. Siç nuk besoja unë në fillim menaxherin, ashtu nuk më besonin mua babai me nënën. Pastaj e kuptuan që ishte e vërtetë dhe janë shumë të lumtur.
Pas këtij kalimi në një nga kampionatet më të fortë në Europë, çfarë synonin në aspektin personal?
Uroj së pari që gjërat të shkojnë mirë dhe të integrohem si duhet tek Eintrahti. Pastaj kuptohet që ëndrra e madhe është Kombëtarja. Unë kam luajtur me kombëtaret e moshave dhe jam grumbulluar në Kombëtaren A dhe e di shumë mirë çfarë do të thotë të veshësh atë fanellë. Shpresoj që të kem fat dhe ta realizoj edhe këtë ëndërr, gjithmonë vetëm duke punuar.
Një mesazh për klubin e Dinamos?
I jam mirënjohës këtij klubi dhe presidentit Bardhi për mundësinë që më dhanë të luaj në Superiore që 17 vjeç. I uroj më të mirat në vazhdim Dinamos, të jetë aty ku e meriton. I falënderoj të gjithë ata që kanë punuar me mua gjatë kësaj kohe, sepse më kanë ndihmuar shumë.
FATJON RUPI – PANORAMASPORT.AL
Luka Modriç, një zotëri i futbollit. Ndonëse nervozizmi pas ...
Edhe në kohë krize, FIFA nuk kursen asnjë shpenzim. Edicioni...
Szymon Marciniak do të gjykojë finalen mes Francës dhe Argje...
Nga ora në orë pritet zyrtarizimi i zgjidhjes së bashkëpunim...
Tefik Osmani tregoi në A2 CNN një histori të veçantë në lidh...
Giovani Colella ka folur pas fitores 2-1 kundër Kukësit, në ...
Rrahman Hallaçi ka folur pas humbjes 2-1 kundër Partizanit. ...
Maroku u mund dje në gjysmëfinalen e Kupës së Botës 2-0 ng...
Ylli portugez, Kristiano Ronaldo, do të bashkohet sërish me ...
Partizani vuan në pjesën e dytë, por arrin të marrë një fi...
LIVE PARTIZANI-KUKËSI 2-125′ Bitri, 30′ Skuka / 69′ (p) Bash...
Franca luan të dielën finalen e Botërorit 2022 me objektivin...
Finalja e botërorit të Katar 2022 është vetëm pak ditë lar...
Tefik Osmani tregoi në "A2 CNN" një histori të veçantë në ...
Shumë polemika ka pasur në humbjen e Kroacisë me Argjentin...
LIVE PARTIZANI-KUKËSI 2-025′ Bitri, 30′ Skuka Partizani ka ...
Ndeshja mes Partizanit dhe Kukësit që luhet në stadiumin e...
Një nga risitë revolucionare të këtij Botërori është aplikim...
Laçi ka mposhtur në shtëpi Erzenin me rezultatin 1-0, në s...
Ndeshja mes Partizanit dhe Kukësit që luhet në stadiumin e...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të m...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Andy Burnham po planifikon të zhvendosë pjesë të operacion...
Me temperaturat që po rriten ndjeshëm, Franca po detyrohet...
Përfaqësues nga organet e ndryshme të Bordit të Paqes do t...
Franca ka konfirmuar rastin e parë të Ebolës - një mjek që...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...