web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

U rrëzua në fushë, zbulohet problemi i Ndicka-së

15 Prill 2024, 15:21, Sport CNA

U rrëzua në fushë, zbulohet problemi i Ndicka-së

Mbrojtësi i Ndicka i trembi të gjithë në ndeshjen mes Udinese-s dhe Romës, teksa ra në fushë dhe solli ndërprerjen e ndeshjes.

Lojtari u transportua menjëherë në spital, për të marrë ndihmën e mjekëve. Sipas raportimeve të fundit, problemi nuk ishte në zemër, siç u tha më herët, por bëhet fjalë për një problem te pjesa e mushkërive, pas një përplasje në fushë.

Më e keqja ka kaluar dhe në bazë të asaj që shkruajnë mediat italiane, Ndicka mund të largohet nga spitali gjatë ditës së sotme.  Sa i takon rikthimit të mundshëm në fushë, për momentin nuk është prioritet kryesor.

Për t’u mësuar mbetet edhe data se kur do të luhen minutat e mbetura të ndeshjes Udinese-Roma, e ndërprerë në minutën e 83-të. Ndicka, i ardhur nga Frankfurti vitin e kaluar, numëron 20 ndeshje në kryeqytet.





Lajmet e fundit nga