web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Te Liverpool, Milan apo Como, ku do të jetë e ardhmja e Chiesa-s?

31 Tetor 2024, 14:28, Sport CNA
Te Liverpool, Milan apo Como, ku do të jetë e ardhmja e Chiesa-s?
Federico Chiesa, Burimi: Liverpool

E ardhmja e Federico Chiesa-s gjendet sërish në udhëkryq.

Ish-sulmuesi i Juventus-it nuk është duke gjetur hapësira te Liverpool-i dhe në një situatë të tillë shumë shpejt italiani mund të kërkojë largimin nga “The Reds”.

Mediet italiane bëjnë me dije se Milan dhe Como janë duke i ndjekur me interes zhvillimet që lidhen me Chiesa-n, i cili mund të rithehet në Serie A në formë huazimi./CNA





Lajmet e fundit nga