web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Statistikat flasin kundër zikaltërve, ja sa vite kishte Interi pa regjistruar dy humbje radhazi në “San Siro”

8 Shtator 2022, 17:08, Sport CNA

Bajerni i Mynihut e ka thelluar golavarazhin e tij në ndeshjet hapëse të këtyre 19 viteve që nuk ka humbur në 47-2. Në 10 sfidat e fundit, përfshirë atë të mbrëmshmen, bavarezët kanë shënuar 29 gola pa pësuar asnjë.

– Interi ka humbur dy ndeshje radhazi në të gjitha kompeticionet për herën e dytë në epokën e Inzagit, pas atyre të humbura ndaj Liverpulit e Sasuolos sezonin e shkuar.

– Bajerni i Mynihut i ka fituar të katërta ndeshjet e luajtura në “San Siro” në kompeticionet europiane, në të cilat ka pësuar vetëm një gol.

– Interi ka humbur dy ndeshje radhazi në shtëpi në Champions League për herë të parë që nga 2011-ta. Atëherë humbiste tri radhazi përfshirë edhe një kundër Bajernit.

– Interi ka humbur 7 prej 8 ndeshjeve të fundit debutuese në Champions League.

– Vetëm Roi Makai (10 ndeshje) dhe Robert Levandovski (16 ndeshje) kanë arritur numër dyshifror golash në Champions League me fanellën e bavarezëve, në më pak prezenca se Leroi Sane (19 ndeshje).

-Danilo D’Ambrozio është lojtari i gjashtë i Interit që regjistron një autogol në Champions Legaue. I fundit ishte Ashraf Hakimi kundër Real Madridit në nëntor 2020.





Lajmet e fundit nga