web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Shqipëria e vajzave mposhtet sërish nga Uellsi

19 Prill 2026, 15:20, Sport CNA

Shqipëria e vajzave mposhtet sërish nga Uellsi

Kombëtarja shqiptare e vajzave zhvilloi ndeshjen e kthimit ndaj Uellsit, e vlefshme për kualifikueset e Kampionatit Botëror 2027. Në sfidën e luajtur në stadiumin “Elbasan Arena”, skuadra e drejtuar nga trajneri Armir Grima u mposht minimalisht 0-1.

Vajzat kuqezi zhvilluan një pjesë të parë shumë të mirë, duke krijuar raste të rrezikshme që në minutat e para me Doçin dhe Berishën, por pa arritur të konkretizojnë. Pavarësisht paraqitjes së mirë, Uellsi gjeti avantazhin në minutën e 25-të, duke e mbyllur pjesën e parë në shifrat 0-1.

Në fraksionin e dytë, Kombëtarja shqiptare rriti ritmin dhe dominoi lojën, duke ushtruar presion të vazhdueshëm në kërkim të golit të barazimit.

Rasti më i pastër erdhi në minutën e 57, kur Ilarja Zarka, pas një aksioni individual, goditi traversën, duke i mohuar skuadrës një gol të merituar.

Pavarësisht përpjekjeve dhe lojës bindëse, Shqipëria nuk arriti të ndryshojë rezultatin, me takimin që u mbyll 0-1 në favor të Uellsit.

Kombëtarja e vajzave do të rikthehet në fushë në muajin qershor, ku do të luajë dy ndeshjet e fundit të kualifikueseve ndaj Çekisë në transfertë dhe Malit të Zi në shtëpi.





Lajmet e fundit nga