web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Napoli dorëzohet për titullin, Lazio kalon festën te Interi

18 Prill 2026, 20:00, Sport CNA

Napoli dorëzohet për titullin, Lazio kalon festën te Interi

Lazio ka mposhtur Napolin me rezultatin 0-2 në stadiumin "Diego Armando Maradona", duke i dhënë një goditje të madhe shpresave të vendasve për titullin.

Skuadra kryeqytetase kaloi në avantazh që në minutën e 6-të me anë të Cancellierit, pas një dominimi të shfaqur që në start.

Ndonëse Zaccagni shpërdoroi një penallti në minutën e 31-të, Lazio arriti të dyfishonte shifrat në pjesën e dytë me Basic.

Napoli, si kampion në fuqi, regjistroi kështu ndalesën e dytë radhazi, duke mbetur 12 pikë pas Interit kryesues. Ky rezultat i jep mundësinë zikaltërve të nisin llogaritë për festën e titullit kampion.

Pas kësaj fitoreje, Lazio ngjitet në kuotën e 47 pikëve duke mbajtur vendin e nëntë në renditje.v





Lajmet e fundit nga