web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Flamurtari i vendit të fundit mposht Egnatian

18 Prill 2026, 18:07, Sport CNA

Flamurtari i vendit të fundit mposht Egnatian

Flamurtari fitoi 0-2 në transfertë ndaj Egnatias në javën e 32-të të Superiores.

Vlonjatët gjetën avantazhin që në minutën e 11-të, nga një autogol i Jaime pas një aksioni të Ememe.

Egnatia pati disa raste në pjesën e parë, përfshirë një gol të anuluar në minutën e 33-të për pozicion jashtë loje.

Në fundin e pjesës së parë, Xhemajli u ndëshkua me karton të kuq pas rishikimit me VAR.

Në pjesën e dytë, Flamurtari shfrytëzoi superioritetin numerik dhe shënoi golin e dytë në minutën e 53-të me Ememe.

Vendasit tentuan të reagojnë, por rastet e tyre nuk u konkretizuan. Në minutën e 89-të, Marku goditi shtyllën për Egnatian.

Flamurtari ngjitet në kuotën e 29 pikëve, ndërsa Egnatia mbetet e treta me 54 pikë.





Lajmet e fundit nga