Vrasja e efektivit/ Mbahen homazhet në nder të tij
Këtë të premte po mbahen homazhet në Korçë në nderim të ef...
Këtë të premte po mbahen homazhet në Korçë në nderim të ef...

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, ishte i ftuar në panelin “Diaspora shqiptare dhe fuqia e sportit”, në kuadër të Samitit të Diasporës Shqiptare që u zhvillua në Tiranë në datat 13-15 prill 2026.
Në këtë panel morën pjesë edhe dy ish-kapitenët e Kombëtares shqiptare, Altin Lala dhe Lorik Cana si edhe Zv.ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Endrit Hoxha, të cilët diskutuan mbi rolin e diasporës shqiptare në zhvillimin e sportit dhe futbollit.
Gjatë fjalës së tij, Presidenti i FSHF theksoi rëndësinë e investimeve dhe të marrëdhënieve me shqiptarët që jetojnë jashtë vendit, duke nënvizuar se diaspora është një potencial i madh për zhvillimin e futbollit shqiptar.
Presidenti Duka theksoi se rezultatet e ekipit Kombëtar kanë ndikuar ndjeshëm në rritjen e interesit dhe në forcimin e lidhjes me shqiptarët kudo në botë. Ai përmendi si momente të rëndësishme kualifikimet e Shqipërisë në Europianin 2016 dhe Europianin 2024, që kanë ndikuar pozitivisht edhe në promovimin e imazhit të vendit.
Presidenti Duka theksoi gjithashtu se zhvillimi i futbollit nuk lidhet vetëm me rezultatet sportive, por edhe me ndikimin që sporti ka në edukimin dhe përfshirjen e të rinjve. Ai vlerësoi gjithashtu rolin e tifozëve shqiptarë, duke i cilësuar ata si një mbështetje të jashtëzakonshme për ekipin Kombëtar.
Në diskutim u ndal edhe te roli i sportit në diplomacinë ndërkombëtare, ku Presidenti Duka theksoi se futbollistët shqiptarë kanë qenë ambasadorë të rëndësishëm të vendit në shumë shtete të botës.
Investimet dhe roli i diasporës në zhvillimin e futbollit – Është vërtetë kënaqësi shumë e veçantë për mua që të jem në këtë panel të nderuar me Zv.ministrin e Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Endrit Hoxha, me dy figura shumë të rëndësishme të futbollit shqiptar, dy ish-kapitenë, të dy ish-futbollistë, Altin Lala dhe Lorik Cana. Për t’u kthyer në një lloj mënyre në temën që ju hapët, investimet që duhet të bëjmë që shqiptarët që jetojnë në botë të kthehen në një potencial në zhvillimin e sportit në Shqipëri.
Është vërtetë një lloj rrethi që të gjitha ndihmojnë njëra–tjetrën. Duhet rezultati që të bësh shembuj pozitiv dhe që të afrosh, inspirosh më shumë njerëz, sepse unë jam shumë i sigurt që shumë fëmijë, të rinj dhe djemtë tanë të shqiptarëve që jetojnë në troje të ndryshme janë inspiruar nga Lorik Cana, janë inspiruar nga Altin Lala, qoftë edhe nga rezultatet e ekipit Kombëtar.
Rezultatet e ekipit Kombëtar shqiptar, sidomos me kualifikimin në Euro 2016 dhe Euro 2024, qoftë edhe kualifikimin në play-off tani, i ka shërbyer në përgjithësi çështjes Kombëtare shqiptare. Ne mbase kemi pasur nevojë që ta tregojmë veten se kush jemi dhe Kombëtarja na e ka dhënë këtë mundësi. Ajo se çfarë ne duhet të investojmë që të krijojmë kushte sa më të mira kësaj Kombëtare, por edhe futbollit në Shqipëri për të shkuar më lart.
Padyshim që gjërat në Shqipëri kanë ndryshuar shumë në shumë drejtime. Ne jemi një vend që kemi kaluar një periudhë tranzicioni. Kemi pasur problematika, apo halle të mëdha dhe sot jemi goxha të zhvilluar dhe mund të mendojmë akoma më shumë për të rritur kualitetin e jetës. Dhe si mund të përmirësohet kualiteti i jetës, një nga mënyrat është sporti, është futbolli. Të paktën në vizionin tim dhe qëllimi jonë i futbollit nuk është thjeshtë për të bërë rezultat, por për të pasur sa më shumë njerëz që edukohen nëpërmjet sportit. Por që të kesh sa më shumë njerëz duhet të kesh rezultat, prandaj thashë që është një lloj rrethi. Besoj se si Federatë Futbolli kemi bërë goxha për të realizuar këtë objektiv. Kemi bërë goxha për të pasur një marrëdhënie shumë të mirë me shqiptarët që jetojnë jashtë Shqipërisë. Sepse ne kemi ekipin Kombëtar sot, dhe jo vetëm ekipin Kombëtar, por ekipet Kombëtare, që luajnë të rinj që mbase janë lindur jashtë Shqipërie. Investimet në vend, investimet në marrëdhënie, investimet në rezultate janë më të duhurat dhe më të domosdoshme për të shkuar më përpara.
Marrëdhëniet me tifozët – Në futboll quhet lojtari i 12-të, kurse në Shqipëri mund të thuash më shumë se sa lojtari i 12-të, sepse aq shumë e mbështesin futbollin në Shqipëri, aq shumë e duan, aq shumë kërkojnë që të ketë rezultat sa vërtetë është më shumë se lojtari i 12-të. Padyshim që ka politika dhe strategji për t’i ofruar sa më shumë. Fakti që sot në Shqipëri nuk është problem që të kemi njerëz në stadium, të paktën në ekipin Kombëtar, por është problem se si t’i sigurojmë një biletë njerëzve, do të thotë që është bërë një punë e mirë për t’i afruar spektatorët, për të mbështetur kryesisht ekipin Kombëtar.
Diplomacia përmes sportit – Shtetet lodhen dhe investojnë shumë për diplomacinë, për të pasur një përfaqësim shumë të mirë nëpërmjet njerëzve që emërojnë nëpër ambasada për të rritur imazhin e vendit të vet. Ne fatmirësisht në futboll nuk e kemi këtë vështirësi, sepse kemi ambasadorë në të gjithë botën. Me të gjithë respektin që kam për të gjithë zyrtarët dhe përfaqësuesit e diplomacisë shqiptare, nuk besoj se e ka ngrit imazhin e Shqipërisë, për shembull në Gjermani më shumë se Altin Lala, apo ndonjë tjetër, sepse ne kemi shumë futbollistë të tjerë si Altini, por meqë Altini është këtu, apo Loriku dhe të gjithë futbollistët e tjerë. Pra ne kemi shumë ambasadorë në futbollin e luajtur, por ajo se çfarë mund të bëjmë ne duhet që të institucionalizojmë marrëdhënien dhe ta ruajmë, ta organizojmë dhe ta shfrytëzojmë sa më mirë këtë dhuratë që kemi nëpërmjet futbollistëve gjatë karrierës, qoftë edhe pasi ndërpresin futbollin e luajtur. Ajo që duhet të bëjmë është që gjërat t’i bëjmë në mënyrë të organizuar dhe ta ngremë sa më mirë imazhin e futbollit dhe nëpërmjet futbollit edhe të Shqipërisë dhe shqiptarëve.
Historia kuqezi me De Biasin – De Biasi vërtetë është një histori e bukur e futbollit shqiptar. Ka qenë trajner i ekipit, trajneri i Lorikut, kur Loriku ishte kapiten në vitin 2016 në Europian. Vazhdojmë që të kemi marrëdhënie shumë të mira, respekt të jashtëzakonshëm për De Biasin. Por, loja jonë është kolektive dhe as De Biasi, as Loriku, as Duka apo as Altini nuk e çojnë dot Shqipërinë, as në Europian dhe as nuk fitojnë grupin dhe nuk fitojnë dot asnjë ndeshje. Vetëm kur jemi të gjithë bashkë, vetëm kur ne kemi një atmosferë pozitive. Ne asnjëherë nuk kemi qenë me të gjithë kualitetin shumë të mirë që kanë dy panelistët që janë sot këtu, nuk kemi pasur superstar, apo yje në skuadër. Nuk kemi pasur as Messi as Ronaldo, por kemi pasur një atmosferë pozitive, kemi pasur një grup të mirë, sa herë kemi bashkuar energjitë, jo vetëm me ato që janë në skuadër, në stafin teknik, në FSHF, por me qeverinë, me tifozët dhe të gjithë kemi bërë rezultate pozitive. Futbolli është kështu, shpresojmë më mirë në të ardhmen.
Harry Kane ka shënuar emrin e tij në librat e historisë së...
Ish-ylli i kombëtares holandeze, Wesley Sneijder, ka lëshu...
Rruga drejt finales së Budapestit ka marrë formë të plotë!...
Bayern Munich dhe Arsenal janë kualifikuar në gjysmëfinale...
Mbrëmjen e të mërkurës luhen dy ndeshjet e kthimit të çere...
Futbollistët shqiptarë Ernest Muçi dhe Kristjan Asllani ja...
Etnik Brruti ka arritur marrëveshjen për t'u transferuar n...
Kombëtarja U-19 e vajzave fitoi 3-0 ndaj Lihtenshtejnit në...
Klubi i Egnatias ka zyrtarizuar afrimin e Benjamin Akindoy...
Cristian Chivu është shumë pranë fitimit të titullit kampi...
Juventusi ka nisur lëvizjet në merkato, duke parashikuar o...
Diego Simeone nuk ka kursyer thumbimet në drejtim të talen...
Kombëtarja e vajzave e Shqipërisë luajti ndaj Uellsit ndes...
Kur kanë mbetur edhe pesë javë nga përfundimi i sezonit të...
Giovanni Malago konsiderohet kandidati kryesor për t’u bër...
Një dëmtim i rëndë ka shkaktuar probleme te Liverpool-i gj...
Mbrëmjen e të mërkurës luhen dy ndeshjet e kthimit të çere...
Atletico Madrid dhe Paris Saint Germain, janë dy gjysëfina...
Massimiliano Allegri konsiderohet kandidati kryesor për të...
Mbrëmjen e kësaj të marte, luhen ndeshjet e kthimit të çer...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një kambist në Durrës ka humbur 60 mijë euro pasi është ma...
Pritet të ekstradohen sot në Shqipëri 6 shtetasit e kapur ...
Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Kardhiq-Delvinë, ...
Autoritetet kanë kryer një operacion të gjerë antidrogë në...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Pavarësisht përpjekjeve shumëvjeçare për bashkëpunim rajon...
Shqipëria është vendi me nivelin më të lartë të privimit t...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dhe...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...