web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Stoli i Italisë, zbulohet kandidati kryesor për trajner

14 Prill 2026, 21:15, Sport CNA

Stoli i Italisë, zbulohet kandidati kryesor për trajner

Massimiliano Allegri konsiderohet kandidati kryesor për të marrë drejtimin e Kombëtares Italiane, nëse Giovanni Malagò zgjidhet president i Federatës.

Malagò ka marrë mbështetjen e 18 klubeve të Serie A dhe zgjedhjet pritet të mbahen më 22 qershor.

Situata në federatë ka ndryshuar pas dorëheqjeve të Gennaro Gattusos dhe Gabriele Gravina, pas dështimit për kualifikimin në Botërorin.

Italia u eliminua në finalen e “play-off”-it nga Bosnja pas penalltive. Një tjetër emër i përfolur për një rol drejtues është Claudio Ranieri, si drejtor teknik.

Ranieri aktualisht është këshilltar te Roma dhe shihet si një figurë që mund të ndihmojë në tranzicionin e skuadrës. Italia ka dështuar të kualifikohet në tre Kupa Bote radhazi. Kjo situatë pritet të sjellë ndryshime të rëndësishme në strukturat e futbollit italian.





Lajmet e fundit nga