web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Leao drejt largimit nga Milan-i, bëhet gati për hapin e madh

13 Prill 2026, 15:50, Sport CNA

Leao drejt largimit nga Milan-i, bëhet gati për hapin e madh

E ardhmja e Rafael Leao-s te Milan-i mbetet e pasigurt, ndërsa mund të largohet në merkaton e verës.  

Sipas raportimeve, agjenti i tij Jorge Mendes po punon për ta çuar lojtarin te Barcelona. Interesi i klubit katalanas është rritur muajt e fundit dhe ka pasur kontakte me presidentin Joan Laporta.

Forma e Leao-s në ndeshjet e fundit, përfshirë humbjen 0-3 ndaj Udinese-s, ka ngritur dyshime mbi ndikimin e tij në skuadër. Lojtari është aktivizuar si në qendër ashtu edhe në krahë, por pa arritur të jetë vendimtar.

Një transferim i mundshëm te Barcelona mund të lidhet edhe me situatën e Marcus Rashford dhe aktivizimin e klauzolës prej 30 milionë eurosh. Milan-i, pas tensioneve të fundit me trajnerin Massimiliano Allegri, duket i hapur për shitjen e lojtarit.

Barcelona vlerëson një ofertë rreth 50 milionë euro, ndërsa Milan-i kërkon rreth 80 milionë euro.





Lajmet e fundit nga