web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Napoli dorëzohet për titullin, Parma i jep “asist” Interit

12 Prill 2026, 17:09, Sport CNA

Napoli dorëzohet për titullin, Parma i jep “asist” Interit

Napoli barazoi 1-1 ndaj Parmës në “Stadio Ennio Tardini”, duke humbur terren në garën për titull.

Parma kaloi në avantazh që në minutën e parë me Gabriel Strefezza, pas asistit të Nesta Elphege.

Napoli dominoi në posedim, por pa krijuar raste të pastra në pjesën e parë. Barazimi erdhi në minutën e 60-të me Scott McTominay, pas një aksioni të ndërtuar nga Lobotka dhe Hojlund.

Në vazhdim, Napoli kërkoi golin e fitores, por pa sukses. Në shtesë, portieri Suzuki ndali një rast të Alisson Santos.

Me këtë rezultat, Napoli mbetet i dyti me 66 pikë, 6 pikë pas Interit. Parma renditet në vendin e 14-të me 36 pikë.





Lajmet e fundit nga