web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Kategoria e Parë/ Pogradeci shkëlqen me goleadë, fitore e vështirë për Skënderbeun. Laçi nuk fal

11 Prill 2026, 16:57, Sport CNA

Kategoria e Parë/ Pogradeci shkëlqen me goleadë, fitore e

Java e 30-të në Kategorinë e Parë ka konfirmuar formën e mirë të ekipeve kryesuese, ndërsa gara për mbijetesë mbetet e hapur.

Skënderbeu siguroi një fitore të rëndësishme në transfertë ndaj Burrelit me rezultatin 0-1, falë golit të Mario Beshirajt, duke ruajtur kreun me 73 pikë.

Ndjekësi më i afërt, Laçi, mposhti Kastriotin 1-2 në transfertë, duke qëndruar vetëm tre pikë larg korçarëve.

Ndërkohë, Pogradeci shkatërroi Kukësin me shifrat 5-1, duke e mbajtur veten në garë për vendin e dytë përpara përballjes direkte me kurbinasit.

Në fundin e tabelës, Luftëtari mori një fitore shprese ndaj Ilirisë, ndërsa sfidat Lushnja-Besa dhe Korabi-Apolonia u mbyllën pa gola.

Standings provided by Sofascore




Lajmet e fundit nga