web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Fati i keq nuk i ndahet Ernest Muçit

10 Prill 2026, 17:04, Sport CNA

Fati i keq nuk i ndahet Ernest Muçit

Ernest Muçi po kalon një moment të vështirë te Trabzonspori, pasi dëmtimi po e mban jashtë fushave në fazën më nxehtë të sezonit.

Klubi turk ka zyrtarizuar listën e lojtarëve për sfidën e radhës ndaj Alanyaspor-it, ku emri i sulmuesit shqiptar mungon sërish.

Edhe pse Muçi u përpoq të stërvitej me grupin në seancën e fundit, stafi mjekësor nuk dha dritën jeshile, duke mos dashur të rrezikojë me gjendjen e tij fizike.

Ky është takimi i dytë radhazi që ish-lojtari i Tiranës humbet, pas mungesës në derbin ndaj Galatasaray-t.

Situata bëhet edhe më shqetësuese pasi Trabzonspori është në garë të hapur për titullin kampion, duke mbajtur vendin e dytë me vetëm katër pikë diferencë nga kreu.





Lajmet e fundit nga