web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

ZYRTARE/ Zbulohet skuadra që ngjitet në Kategorinë e Parë

11 Prill 2026, 16:16, Sport CNA

ZYRTARE/ Zbulohet skuadra që ngjitet në Kategorinë e Parë

Besëlidhja ka siguruar zyrtarisht rikthimin në Kategorinë e Parë, pas një fitoreje bindëse 3-0 kundër Shirokës.

Skuadra lezhjane dominoi takimin e luajtur në shtëpi, duke zgjidhur sfidën me golat e Hilës, Akansases dhe Fushës. Me këtë sukses, lezhjanët sigurojnë vendin e parë në Grupin A të Kategorisë së Dytë, një javë përpara përfundimit të kampionatit.

Aktualisht Besëlidhja numëron 51 pikë, duke krijuar një distancë prej gjashtë pikësh nga ndjekësit e Sopotit. Projekti i nisur që në fillim të sezonit me investime në merkato rezultoi i suksesshëm për drejtuesit e klubit.

Tashmë skuadra pritet të nisë përgatitjet për të qenë konkurruese edhe në nivelin më të lartë sezonin e ardhshëm. Ky sukses rikthen entuziazmin te sportdashësit lezhjanë pas një viti në ligat e ulëta.





Lajmet e fundit nga