web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

VIDEO/ E pazakontë në futbollin shqiptar, Telushi ndëshkohet me të kuq dhe shoqërohet nga policia

12 Prill 2026, 16:07, Sport CNA

VIDEO/ E pazakontë në futbollin shqiptar, Telushi ndëshkohet me

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në stadiumin “Adush Muçaj” gjatë takimit të Kategorisë së Dytë mes Bylis B dhe Orikut, ku tensionet në fushë kanë përfunduar me shoqërimin e një futbollisti në polici.

Në minutën e 43-të të sfidës, lojtarët Telushi dhe Sulovari u ndëshkuan me kartonë të kuq pas një përplasjeje, por situata u përshkallëzua në dhunë fizike.

Ndërhyrja e forcave të rendit ishte e menjëhershme, ndërsa pamjet e publikuara nga “Disidentët” treguan futbollistin e Orikut, Telushi, duke u nxjerrë me forcë nga fusha drejt fugonit të policisë.

Takimi u pezullua për disa minuta deri në qetësimin e gjendjes përpara se të rifillonte. Ky incident vjen në një moment kritik të sezonit, pasi Oriku do të detyrohet të luajë pa një prej titullarëve në finalen vendimtare ndaj Butrintit.





Lajmet e fundit nga