web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Presidenti i Pogradecit vendos premion e majme, pret fitore ndaj Laçit dhe ngjitjen në elitë

13 Prill 2026, 18:21, Sport CNA

Presidenti i Pogradecit vendos premion e majme, pret fitore ndaj Laçit

Pogradeci ndodhet në prag të një momenti historik për rikthimin në Kategorinë Superiore, pas një sezoni mjaft pozitiv në Kategorinë e Parë.

Skuadra liqenore pozicionohet aktualisht vetëm tri pikë pas Laçit, ekip me të cilin do të përballet në një sfidë direkte gjatë javës së 31-të.

Për të garantuar motivimin maksimal të grupit për këtë përballje vendimtare, presidenti Armand Lilo ka njoftuar shpërblime financiare të majme.

Ai ka vënë në dispozicion një premio prej 50 mijë eurosh vetëm për fitoren në ndeshjen ndaj kurbinasve. Përveç kësaj, lojtarëve u është premtuar edhe një shumë prej 100 mijë eurosh në rast se arrijnë të sigurojnë matematikisht ngjitjen në elitë.

Ky investim tregon ambiciet e qarta të drejtuesve për ta parë Pogradecin sërish mes ekipeve më të mira të vendit. Tashmë gjithçka mbetet në dorën e futbollistëve për të përfituar nga kjo mbështetje rekord në Kategorinë e Parë.





Lajmet e fundit nga