web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Dy gjymëfinalistet e para/ Barcelona fiton, por eliminohet. PSG-ja dhuron spektakël

14 Prill 2026, 23:01, Sport CNA

Dy gjymëfinalistet e para/ Barcelona fiton, por eliminohet. PSG-ja dhuron

Atletico Madrid dhe Paris Saint Germain, janë dy gjysëfinalisët e parë të Champions League.

Madrilenët ia dolën të kalojnë më tej, pavarësisht humbjes 1-2 në shtëpi ndaj Barcelonës.

Fitorja 2-0 në “Cam Nou” në ndeshjen e parë, rezultoi vendimtare për Atleticon.

Barcelona provoi me të gjitha format, për të arritur përmbysjes dhe e nisi mirë me dy gola të shpejtë nga Yamal në minutën e 4-t dhe Torres në minutën e 24-t.

Megjithatë, Lookman rezultoi vendimtar me golin e tij në minutën e 31-të.

Në fund, Barcelona e mbylli me 10 lojtarë, pas ndëshkimi me të kuq të Eric Garcia.

Në gjysmëfinale, Atletico Madrid do të përballet me fituesin e Arsenal-Sporting.

Në sfidën tjetër, Paris Saint Germain triumfoi 2-0 edhe në ndeshjen e kthimit ndaj Liverpool.

Anglezët dështuan të përmbysin rezultatin, ndërsa u mposhtën nga dopieta e Dembele në minutat 72 dhe 92. Francezët kalojnë në gjysëmfinale me rezultatin e përgjithshëm 4-0, ku do të përballen me fituesin e Bayern Munich-Real Madrid.





Lajmet e fundit nga