web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Bayern Munich bën gati festën, situata në Bundesligën gjermane

18 Prill 2026, 19:02, Sport CNA

Bayern Munich bën gati festën, situata në Bundesligën

Bayern Munich është vetëm një pikë larg sigurimit të titullit kampion në Bundesliga pas humbjes së Borussia Dortmund 2-1 ndaj Hoffenheim.

Dy golat e Andrej Kramaric nga pika e bardhë e penalltisë lanë Dortmundin në kuotën e 64 pikëve, duke bërë që titulli të jetë tashmë një formalitet për bavarezët.

Skuadra e Vincent Kompany kryeson me 12 pikë diferencë dhe i mjafton një barazim në sfidën e radhës ndaj Stuttgart për të siguruar matematikisht trofeun.

Ky do të jetë titulli i dytë radhazi për Kompany dhe i 13-ti në 14 vitet e fundit për klubin gjerman. Sigurimi i parakohshëm i kampionatit do t'i lejonte trajnerit të freskonte organikën përpara gjysmëfinaleve të kupës ndaj Leverkusen dhe atyre të Champions League kundër PSG.

Standings provided by Sofascore




Lajmet e fundit nga