Zgjedhja e ekipit drejtues të PD-së/ Vijon numërimi i votave në selinë blu
Vijon procesi i numërimit të votave për zgjedhjen e strukt...
Vijon procesi i numërimit të votave për zgjedhjen e strukt...

Në konferencën për mediat para ndeshjes me Kukësin, trajneri i Skënderbeut Ivan Gvozdenoviç ka komentuar ecurinë e ekipit prej ndeshjes me Tiranën, Teutën e deri në përgatitjet për ndeshjen e të dielës.
Gvozdenoviç ka treguar se loja me Tiranën ka qenë shumë e mirë, ndërsa kanë marrë 3 pikë shumë të vlefshme, ndërsa kanë humbur me Teutën pas një loje të dobët.
“Ishim shumë mirë kundër Tiranës, dhe dobët kundër Teutës. Por kjo tani është pas nesh, jam përqëndruar për Kukësin, bashkë me lojtarët për nesër sepse për ne është ndeshje shumë e rëndësishme për pikët. Sot kemi stërvitjen e fundit, situata është mirë, kemi vetëm një problem të vogël me Nikajn. Ai nuk bëri stërvitje të plotë dje, e do të shohim sot si është situata me të”, u shpreh ai.
Skuadrat luftojnë për pikë, dhe duket se diferenca në ekipet e para të renditjes, dhe në ato të fundit, luhet me 4-5 pikë larg njëra tjetrës, çka e bën të nevojshme fitoren me Kukësin. Trajneri shprehet se janë gati me 25 lojtarë, ndërsa sot do të vendoset se kush do të luajë në formacion.
“Vështirë është psikologjikisht sepse dhe Kukësi ka nevojë për pikë, edhe ne. Të gjithë e dimë si është situata midis skuadrave sepse 4-5 pikë është diferenca poshtë, 4-5 pikë edhe nga ekipet kryesore. Kemi nevojë për pikë pas një ndeshje të dobët kundër Teutës, e kemi detyrim fitoren. Është presion për ne.
Të gjithë jemi gati, edhe kundër Tiranës ishim pa Pecanin, Ramosin, Rabiun por bëmë ndeshje të mirë. Kundër Teutës ishim gati veç Shaqes dhe portjerit Marko, por prapë lojtarët bënë lojë. Kemi 25 lojtarë gati, sot do të vendosim me stafin kush do të luajë nesër.
Me Kukësin kemi humbur vetëm një ndeshje, dhe një tjetër barazim. S'jemi mirë kundër Kukësit, por nga ana e statistikave është e vështirë. Jemi me mendim pozitiv se si do fitojmë nesër në ndeshje. Kemi një borxh tek tifozët, duam të fitojmë sepse kemi nevojë për pikët dhe të futim skuadrën në rrugën e duhur.
Nuk mund të them shumë për formacionin, kemi lojtarë si Lika, Muharrem, Moise, Uçe, do gjejmë një opsion të mirë për nesër. Do shikojmë si do bëjmë më të mirën për nesër”, deklaroi ai.
Ivan Gvozdenoviç qëndron pozitiv në mendime së bashku me ekipin, pasi shprehet se e kanë detyrim të fitojnë edhe për tifozët korçarë. Ai përmend ecurinë e të gjitha ekipeve duke veçuar Egnatian dhe Vllazninë si më të mirat momentalisht në kampionat.
“Në futbollin shqiptar ka vetëm dy skuadra në vazhdimësi, Egnatia dhe Shkodra. Skuadra si Tirana, Partizani, Laçi jemi një fitore dy humbje, një fitore një humbje, dy barazim një fitore, dmth edhe kjo është për Skënderbeun. Ndoshta problem është eksperienca, apo dhe problem psikologjikisht, por mund të them që deri tani është normale. Prapë kampionati është i vështirë, kemi nevojë për pikët, jemi midis fazës së tretë, kemi dhe fazën e fundit të katërt, gjithë skuadra mendon vetëm për pikët”, theksoi trajneri.
Skënderbeu pret ditën e nesërme, 11 Shkurt, në orën 17:00 ekipin e Kukësit. Një ndeshje e fortë ku të dyja ekipet synojnë 3-pikëshin. Kjo është ndeshja e trete mes tyre, ndërsa dy ndeshjet e tjera kanë përfunduar në një fitore për Kukësin dhe një barazim mes skuadrave./ CNA
Janë mbyllur pjesët e para, në dy sfidat e Superiores, të vl...
Në ndeshjen e Kategorisë së Parë, Korabi-Vora, kaploi paniku...
Kanë përfunduar ndeshjet e Kategorisë së Parë, teksa janë sh...
Nuk ka prodhuar fitues sfida mes Egnatias dhe Laçit, e vlefs...
Është mbyllur pjesa e parë në sfidën mes Laçit dhe Egnatias,...
Armando Broja pritet të jetë titullar për Fulham në ndeshj...
Cristian Shpendi, vazhdon të shkëlqejë te Cesena, aty ku ë...
Pas Muçit dhe Mujës, një tjetër shqiptar ka ndryshuar skuadë...
Sulmuesi i kombëtares shqiptare të futbollit, Arbnor Muja ës...
Lëvizja e Ernest Muçit nga Legia te Besiktas, shihet si shum...
Hysen Memolla, është largimi i radhës nga Egnatias. Mbrojtës...
Ernest Muçi ka thënë fjalët e para si lojtari më i ri i Be...
Ish-trajneri i Barcelonës, Ronaldo Koeman deklaroi në një ...
Milani po fillon të ndërtojë i vetëm stadiumin e ri në San D...
Kartoni blu është gati të implementohet në futboll ditën e s...
Tashmë është zyrtare, Ernest Muçi është lojtari më i ri i ...
Ernest Muçi është lojtari i Besiktas-it. Ndonëse klubi tur...
Shqipëria njohu pasditen e së enjtes kundërshtarët që do të ...
Ernest Muçi do të ndryshojë ekip dhe sot pritet të vijë firm...
Shqipëria do të luajë një miqësore me Kilin më 21 mars. Kre...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, nj...
Presidenti Donald Trump ka kundërshtuar vendimin e agjenci...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha më 15 korrik s...
Energjia elektrike u rikthye sot në Kubë, pas një ndërprer...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Mbarështimi i bletëve është zgjeruar ndjeshëm vitet e fund...
Punësimi në vitin 2025 u karakterizua nga një rënie e leht...
Pak javë pas shkrirjes së Bordit të Transparencës çmimet e...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...