Biznesmeni Artur Shehu thyen heshtjen: Jam pronar i vjetër i tokës në Zvërnec, nuk i njoh fare investitorët
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...

Zv.trajneri i Kombëtares, Hamdi Salihi dha një intervistë speciale nëpërmjet një lidhje live për moderatoren Trevisa Tufa në emisionin “Sport News”, në televizionin “News 24” ku foli për Kombëtaren si dhe futbollin shqiptar, duke u shprehur :
MIQËSORJA ME ITALINË: Ndeshjet me Italinë janë shumë speciale për popullin shqiptar. Ka shumë lojtarë që luajnë në Itali, gjithashtu ka shumë tifozë të Italisë në Shqipëri. Mundësi shumë e mirë për t’u testuar me kampionet e Europës, për të parë cilësitë dhe çfarë duhet të përmirësojmë.
REJA- Edhe për të dhe stafin italian është një ndeshje speciale. Të gjithë janë shumë të lidhur me Italinë. Kur një person është i lidhur për vendin e tij është 100 % i intersuar për të ditur për ta. Kanë kaluar momente të bukura për pjesën futbollistike. Një ndeshje speciale, por është munduar të fokusohet te ekipi jonë dhe lojtarët, për mënyrën si do luajmë.
VLERËSIMI PËR REJËN- Ka konflikt interesi është vështirë të flasësh. E kam ndjekur që ditën e parë që ka ardhur, e kemi vazhduar bashkë këtë rrugëtim, e vlerësoj shumë për gjithçka që ka bërë. Shumë prej nesh harrojmë çfarë është bërë dhe kemi në mendje ekipin e 2016. Reja kur erdhi këtu mori ekipin e Panuçit që qe me shumë vështirësi. Në kohë të shkurtër bëri punë shumë të mirë. Ndërroi një brez, futi lojtarë të rinj, u larguan shumë lojtarë të vjetër, Basha, Mavraj, Xhaka, që ishte shumë vështirë t’i zëvendësoje dhe nuk çedoi te rezultatet. Kualifikueset e para ishin shumë të mira.
Në Ligën e Kombeve përfunduam në vendin e parë. Organikën e pasuroi me lojtarë të rinj. Në kualifikueset e Botërorit, vendosi ndeshja me Poloninë, mund të kapnim “Play-Off”-in e Botërorit. Në Ligën e Kombeve të fundit, vendosën episodet, jemi dënuar në fund. Është bërë punë e mirë, ka pasur momente të vështira, të këqija që mund të bëhej më mirë, por te Kombëtarja është vështirë, janë pak ndeshje gjatë vitit dhe shija negative rri gjatë.
RIKTHIMI I BAZËS NË KOMBËTARE- Nuk e di a është brezi më cilësor, por lojtarëve shqiptarë iu është dhënë mundësia të luajnë në klube Europiane. Futbolli nuk luhet asnjëherë në letër, luhet në fushë. Ditën e ndeshjes kur na duheshin, nuk i kishim, Gjimshitin, Kumbullën, etj. Lojtarët duhet t’i kesh në formë, kur është ndeshja e Kombëtares. Në letër janë të gjithë që luajnë me ekipe të mira, ditën që na duhen duhet të jenë të gjithë. Kemi probleme kur kemi mungesa.
Ekipi ka mundësi për më tepër. Ne vendosëm që të fusnim më shumë cilësi, për të ecur më përpara. Por humbëm ekuilibrin në fazën defensive dhe rrëshqiti pak situata. Ne shkojmë deri në një farë niveli, por ndeshjet me ekipet cilësore në Europë, i kemi të vështira t’i luajmë.
LOJTARËT NGA SUPERIORE- Isha shumë entuziast, më është bërë qejfi shumë. Ishin disa ditë shumë të mira në stërvitje, me djem të mrekullueshëm. Në ndeshje dhanë 100 % bënë edhe trajnerin të vihej në situatë të vështirë. Nuk është asnjëherë e prerë me thikë, që je këtu e nuk bën dhe je diku tjetër dhe bën. Lojtarët duhet ta meritojnë që të luajnë te Kombëtarja.
ARMANDO BROJA- Mundohem të flas, këtu janë disa shkodranë, Broja është në sytë e të gjithë shqiptarëve për momentin, mundohemi të diskutojmë, për t’i treguar rëndësinë për të ndihmuar në fazën defensive. Janë dy situata të ndryshme kur luan te Çelsi dhe një ekip si Shqipëria, është djalë inteligjent dhe ka filluar të na kuptojë. Do të jetë pikë shumë e fortë.
EURO 2024- Ekipi mund të shkojë, objektivi i të gjithëve ne ka qenë Europiani i 2024, unë besoj shumë, ekipi ka krijuar një farë eksperience. I di mirë pikat e forta dhe të dobëta. Ekipi i ka mundësitë për të shkuar.
TIRANA-VLLAZNIA- Ishte një nga ndeshjet më të mira që kemi parë me Rejën në stadium. Të dyja ekipet kërkonin gjatë gjithë kohës për të fituar. Kishte problem fusha, në një terren më të mirë mund të shpreheshin më mirë. Janë disa lojtarë që më kanë lënë përshtypje të mira. Në ndeshjen me Armeninë mund t’i krijohet mundësia dikujt tjetër. Të gjithë do të jenë në sytë e trajnerit.
PARASHIKIMI- Kisha qejf të shikoja gola, por ishte rezultat i drejtë. Të dyja ekipet e kërkuan fitoren, krijuan rastet. Nuk e di a i ka hyrë në punë trajnerëve, por qe rezultat më i drejtë.
Të dyja ekipet do të jenë pretendentë për titull. Vllaznia ka më shumë lojtarë ne dispozicion dhe herë pas here bën ndeshje më të mira, por Tirana ka më shumë eksperiencë dhe t’i ti menaxhojë më mirë ndeshjet. E shikoj si më të favorizuar Tiranën.
Telashe serioze për Ganën vetëm një javë nga nisja e Botër...
Juventusi vazhdon serinë e rezultateve pozitive në kampionat...
Sulmuesi shqiptar i Kosovës, Lirim Kastrati ka gjetur rrugën...
Karim Benzema fitoi “Topin e Artë” për vitin 2022, çmim i ci...
Milani ka mundur me shifrat 2-1 Fiorentinën por sfida është ...
Trajneri Reja ka dhënë një intervistë për “Corriere dello Sp...
Juventus dhe Lazio do të jetë superndeshja e javës 15-të. Sf...
Milani ka siguruar një fitore shumë të vështirë, por të rënd...
Mançester Junajtid ka mundur në transfertë Fulhamin me rezul...
Roberto Mançini është detyruar që të bëjë ndryshime në listë...
Milani luan përballë Fiorentinës një duel shumë të rën...
Një shpërthim i fuqishëm dhe vdekjeprurës ka ndodhur sot, rr...
Zhoze Murinjo e ka mbyllur me një karton të kuq ndeshjen mes...
Kritika të shumta po vijnë për Chelsea sa i përket humbjeve ...
Botërori i Katarit është vetëm shtatë ditë larg teksa të die...
Ndeshjet e sotme në Serinë A kanë sjellë disa pamje të rënda...
Përballja Roma-Torino në javën e 15-të të Seria A është mbyl...
Ndeshjet e para të javës së 12 të Kategorisë Superiore...
Kukësi nuk po kalon një periudhë të mirë në këtë sezon dhe n...
Në ditën e sotme janë luajtur tre ndeshjet e para të javës s...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një i dënuar është gjetur ditën e sotme i pajetë në ambien...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...