web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Roma nuk di të ndalet, triumf minimal ndaj Fiorentinës

4 Maj 2025, 21:18, Sport CNA

Roma nuk di të ndalet, triumf minimal ndaj Fiorentinës

Roma fitoi minimalisht ndaj Fiorentinës, në ndeshjen e javës së 35-të në Serinë A. Verdhekuqtë konfirmojnë momentin e mirë në kampionat, aty ku nuk njeh humbje prej 19 ndeshjesh.

Në "Olimpico" ishte një ndeshje e luftuar nga të dyja ekipet. Fiorentina iu afrua golit në dy raste ne Moise Kean, por sulmuesi u ndal në të dyja rastet nga portieri Svilar.

Në fundin e pjesës së parë, Dovbyk zhbllokoi takimin me kokë, duke shënuar pas një asisti të marrë ngë Shomurodov.

Në fraksionin e dytë, Fiorentina iu afrua barazimit, por Svilar u tregua i pakalueshëm, duke e mbajtur portën të paprekur.

Me këtë sukses, Roma mban vendin e pestë me 63 pikë dhe vazhdon luftën për një vend në Champions.

Fiorentina mban vendin e tetë me 59 pikë të grumbulluara.





Lajmet e fundit nga