"Nuk mjafton produkti formal, por përmbajtja"/ Debat Boçi-Mazniku për afatin e Reformës Territoriale
Këtë të mërkurë po mbahet seanca e radhës e Komisionit të ...
Këtë të mërkurë po mbahet seanca e radhës e Komisionit të ...

Klubi i Shkëndijës ka reaguar në lidhje me ngjarjen aspak të hijshme që ndodhi në duelin e Kupës së Maqedonisë së Veriut ndaj Shkupit. Trazirat nuk munguan në duelin mes dy ekipeve shqiptare, që u zhvillua në stadiumin e Çairit, Shkup.
Ndeshja u ndërpre pas futjes në fushë të disa pjesëtarëve të “Shvercerave”, të cilët sulmuan lojtarët e Shkëndijës pas golit që realizuan këta të fundit. Skena dhune shpërthyen në fushë, ndërkohë që federata vendosi t’i dhuronte skuadrës nga Tetova fitoren 0-3 në tavolinë.
Në komunikatën zyrtare, Shkëndija bën thirrje që të ndalet urgjentisht urrejtja dhe fanatizmi i skajshëm mes Shvercerave dhe Ballistëve, tifogrupeve që mbështesin Shkupin dhe Shkëndijën, njëkohësisht dy prej grupimeve ultras më të mëdha shqiptare.
KOMUNIKATA E SHKËNDIJËS:
Futbolli në fakt është garë, por brenda punës për arritje të objektivave, si qëllim ka afrimin e njerëzve, argëtimin, kënaqësinë dhe relaksin e publikut që i ndjek ata që e bëjnë garën! Futbolli bashkon popuj të ndryshëm, e jo të kundërtën!
Konkretisht, potencojmë se qëndrimi i sponsorit të Shkëndijës është i palëkundur në këtë drejtim: “NË ASNJË MËNYRË NUK FINANCOJMË DIÇKA QË PRODHON DHUNË!”
Pas gjithë asaj që ndodhi në Çair në ndeshjen e ndërprerë të çerekfinales së Kupës së Maqedonisë, ndërmjet Shkupit dhe Shkëndijës, ne si klub kësaj here NUK DALIM me komunikatë për të dënuar sulmin ndaj futbollistëve tanë në terren, gjuajtjet me flakadanë e gjësende të forta nga tribuna, sharjet dhe ofendimet apo edhe sulmet nga individë të caktuar drejt autobusit të ekipit tonë në largim nga qyteti i Shkupit.
KF Shkëndija si klub bën thirrje për të ndalur urgjentisht këtë urrejtje e fanatizëm të skajshëm ndërmjet dy tifozerive, që tashmë nuk dëmtojnë vetëm klubet tona, por tashmë edhe qytetarë të pafajshëm që mbase edhe nuk kanë asnjë lidhje me futbollin.
Nuk është roli i KF Shkëndijës të përcaktojë se kush e nisi, kush e vazhdoi, cili ka më shumë e kush më pak faj!
Shkëndija thotë shkurtë dhe qartë, STOP URREJTJES DHE SKENAVE TË PAHIJSHME në ndeshjet tona!
Nuk pretendojmë në asnjë moment bashkimin e dy tifozerive, apo eliminimin e rivalitetit e garës sportive në terren dhe asaj për krijimin e atmosferës sa më të mirë në tribunë! Përkundrazi, vlerësojmë se rivaliteti i bën mirë garës. Por, asesi të tejkalohen kufijtë e të së lejuarës! Dihen kushtet për zhvillimin e një ndeshje, është e qartë se çka kanë të drejtë tifozët dhe çka jo!
Fundja, futbolli luhet për spektatorët. Por kur këta të fundit ndikojnë drejtpërdrejtë për ndërprerjen e një ndeshjeje, atëherë është e qartë se është kaluar vija e kuqe e veprimit të tyre. Prandaj gjithnjë e më shumë po pengohet udhëtimi i tifozëve mysafirë. Nuk i lejon policia, nuk i pranon ekipi vendas e tashmë vijmë në situatë që edhe klubi i vet ta pësojë rëndë sjelljen e atyre që thonë se më së shumti e duan klubin.
Kjo s’është dashuri! Sepse, nuk ekziston rivalitet që arsyeton tejkalimin e kufirit të rregullave për krijimin e kushteve për zhvillimin e një ndeshje futbolli. Me këtë rast, KF Shkëndija bën thirrje publike te të gjitha palët e përfshira që të reflektojmë thellë e sinqerisht dhe që në këtë moment të ndalojmë këtë urrejtje që po na turpëron pa përjashtim të gjithëve para syve të të tjerëve!
Me shpresë se ngjarje si këto të djeshmet nuk do të përsëriten kurrë, ne si klub ofrojmë bashkëpunim maksimal me të gjithë pa përjashtim, për krijimin e një klime sportive dhe korrekte që në të ardhmen do të kontribuojë ta shijojmë sërish si festë futbollin, e tu gëzohemi në mënyrë dinjitoze sukseseve të arritura përbrenda kufijve të rregullave dhe respektit për gjithë përbërësit e garës.
Me respekt,
KF Shkëndija.
Kombëtarja e Gjermanisë ka publikuar edhe listën e lojtarë...
Partizani ka bërë të ditur ditën e sotme, se ndeshja me By...
Me një kalendar super të ngjeshur dhe me Botërorin në prag, ...
Djali i Rudi Vatës, Roko Vata, shpallet futbollisti më i m...
Vedat Muriqi merr përsëri rolin e heroit për Majorkën. Sul...
Marko Rojsin e ndjek fati i keq! Ylli i Gjermanisë dhe i Bor...
1. FK Kukësi, në bazë të nenit 12 të KDS, paralajmërohet se ...
Kombëtarja shqiptare luajti dje miqësoren e parë për k...
Andreas Ndoj refuzoi ditën e martë ftesën e Kombëtares shq...
Robert Levandovski ka qenë protagonist të martën në mbrëmje ...
Trajneri i Kombëtares, Edoardo Reja, në një prononcim ...
Zikaltërit e Inzagit, shpartalluan sot me rezultatin 6...
Argjentina do të jetë më e dobët ndjeshëm në Botërorin e K...
Vedat Muriqi nuk ndalon së shënuari në Spanjë me Majorkën dh...
Ndeshja mes Shkupit dhe Shkëndijes së Tetovës në Kupën e Maq...
Zhoze Murinjo është shfaqur shumë i inatosur para mediave ...
Roma nuk ka shkuar më shumë se barazimi 1-1 përballë Sasuolo...
Franca ka shpallur sot zyrtarisht listën me 25 lojtarë...
Ka përfunduar me humbjen minimale 1-0, miqësorja e Shqipër...
Çelsi do të luajë në “Etihad” përballë Mançester Sitit në ...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti, ka reaguar sot lidhur deklaratë...
Dhoma e Përfaqësuesve në SHBA ka miratuar një projektligj ...
Qeveria britanike ka njoftuar plane për të vendosur kufizi...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka paralajmëruar Irani...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Pak javë pas shkrirjes së Bordit të Transparencës çmimet e...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...
Gjatë 35 viteve të fundit Shqipëria u përball vazhdimisht ...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dh...