"Rama nuk ikën me lule"/ Emigranti thirrje: Të bllokojmë të gjithë institucionet
Ditën e sotme në protestën kundër qeverisë kanë qenë dhe s...
Ditën e sotme në protestën kundër qeverisë kanë qenë dhe s...

Federata e Futbollit organizoi pasditen e së mërkurës eventin e radhës promovues në kuadër të Kampionatit Europian U-17 “Shqipëri 2025”. Aktiviteti u zhvillua në ambientet e “Shtëpisë së Futbollit” dhe mblodhi së bashku dashamirës të futbollit, qytetarë të Tiranës, vullnetarë të angazhuar dhe fëmijë nga ekipet e moshave, duke krijuar një atmosferë të gjallë dhe elektrizuese për këtë ngjarje të rëndësishme që i jep Shqipërisë një rol qendror në arenën ndërkombëtare të futbollit për të rinj.
Në këtë aktivitet morën pjesë Presidenti i FSHF-së, Armand Duka, zëvendësministri i Arsimit dhe Sportit, Endrit Hoxha, ambasadorja e Kampionatit Europian U-17, Valbona Selimllari, ish-futbollisti i Kombëtares dhe aktualisht lojtar i Vllaznisë, Bekim Balaj, trajneri i Kombëtares, Silvinjo, si edhe anëtarë të Komitetit Ekzekutiv të FSHF-së.
Në fjalën e tij përshëndetëse, Presidenti Duka, u shpreh se organizimi i Kampionatit Europian U-17 në Shqipëri është një moment historik për futbollin shqiptar dhe një dëshmi e aftësive organizative të vendit dhe Federatës së Futbollit.
Ai theksoi emocionin dhe kënaqësinë që ky aktivitet sjell për të gjithë, duke vënë në pah përfshirjen e fëmijëve, të rinjve, yjeve të futbollit dhe skuadrës Kombëtare, e cila merr pjesë për herë të parë në një event të tillë.
Presidenti Duka i falënderoi të gjithë ata që kontribuan në përgatitjen e infrastrukturës sportive, shprehu bindjen se mikpritja shqiptare do të lërë mbresa të mira te të gjithë pjesëmarrësit dhe i uroi sa më shumë suksese ekipit Kombëtar në Kampionatin Europian.
“Është një emocion shumë i veçantë, kënaqësi dhe lumturi për mua që t’ju shoh në këtë fushë të FSHF-së. Në një fushë që vërtetë e kishim ëndërruar, të shoh të shkuarën e futbollit shqiptar, të tashmen dhe të ardhmen. Të shoh yjet e futbollit shqiptar, të cilët padyshim shprehin kënaqësinë e tyre për këtë event madhor për Shqipërinë.
Shoh dhe perspektivën e futbollit, gjithë këta fëmijë që kanë mbushur fushën. Sot, në një lloj mënyre, ne fillojmë zyrtarisht këtë aktivitet të rëndësishëm, Kampionatin Europian U-17. Një event shumë i rëndësishëm për Shqipërinë, një event i cili konfirmon edhe njëherë aftësitë organizative të Shqipërisë, aftësitë organizative të futbollit shqiptar, konfirmon besimin që kanë institucionet europiane tek eksperienca jonë dhe ekspertiza jonë për të organizuar evente madhore.
Ky nuk është thjesht një kampionat futbolli, është një mundësi për të shprehur talentin e tyre të gjithë të rinjtë që do të marrin pjesë në të, për të shprehur emocionin e tyre dhe pse jo, për të krijuar miqësi ndërkombëtare përtej kufijve të tyre, të 7 skuadrat që do të marrin pjesë, që do t’i bashkohen skuadrës sonë Kombëtare, e cila për herë të parë në histori merr pjesë në një event të tillë.
Për të arritur organizimin e tij, për ne si Federatë, mund të themi e mesme apo modeste, është dashur një punë shumë voluminoze për të përgatitur katër stadiumet që tashmë janë gati; “Arena Kombëtare”, “Elbasan Arena”, “Arena Egnatia”, “Niko Dovana”, 10 fusha stërvitjeje, të cilat për ne vërtetë përbëjnë një punë voluminoze. Për këtë unë dua t’i falënderoj të gjithë ata që kanë bërë të mundur përgatitjen e kësaj infrastrukture, dhe tashmë jemi vërtetë në momentin e duhur, perfekt për ta filluar këtë Europian.
Jam shumë i sigurt që të gjithë futbollistët e rinj që do të vijnë në këtë Europian, zyrtarët që do të marrin pjesë, vëzhguesit e tyre, tifozët që do ta ndjekin, do të mbeten të kënaqur nga mikpritja shqiptare. Do të mbesë në memorien e tyre tradita jonë e mikpritjes dhe do të vijnë përsëri. Unë u uroj gjithë futbollistëve që do të vijnë që të kënaqen vërtetë, ju uroj të gjithë juve që ta shijoni Europianin në Shqipëri, ta mbështesni atë dhe të gjithë bashkë të kemi ngjarje të tjera akoma më të bukura në të ardhmen.
I uroj shumë suksese ekipit tonë Kombëtar në këtë Europian, megjithëse të shtatë kundërshtarët janë vërtetë nga më të mëdhenjtë e Europës. Faleminderit shumë që keni ardhur dhe urime të gjithëve”, – tha Presidenti i FSHF-së, Armand Duka.
Paris Saint-Germain është finalistja e dytë e Champions Le...
PSG-ja ka kaluar në avantazh ndaj Arsenalit, në minutën e ...
Interi jo vetëm që ka siguruar pjesëmarrjen në finalen e d...
Komisioni i Disiplinës ka zbuluar vendimet e marra për ngj...
Shkëndija e Tetovës është zyrtarisht kampione e Maqedonisë...
Skuadra shqiptare në Maqedoninë e Veriut, Bashkimi mori nj...
Partizani U-16 është shpallur zyrtarisht kampion i Shqipër...
Presidenti i UEFA-s, Aleksander Ceferin, ka ngritur shqetë...
Thuhet shpesh se jeta shkruan skenarët më të pabesueshëm. ...
Ndeshja Dinamo City – Partizani, e vlefshme për vendin e t...
Interi është finalistja e parë e Champions League. Italian...
Ndeshja mes Interit dhe Barcelonës ka shkuar në shtesa pas...
Barcelona e ka nisur në mënyrën më të mirë të mundshme pje...
Interi po fiton 2-0 ndaj Barcelonës, pas pjesës së parë, n...
Duke nisur nga ora 21:00, do të luhet gjysmëfinalja e kthi...
Momente paniku dhe ankthi në Kosovë. Sulmuesi i Gjilanit, ...
Mesfushori portugez Bruno Fernandes ka përfunduar në orbit...
Xherdan Shaqiri po zhvillon një sezon të jashtëzakonshëm n...
Apolonia U-21 është ekipi kampion i Superiores U-21. Vendi...
Kristjan Asllani u paraqit në një formë shumë të mirë në s...
Reforma në Drejtësi dhe procesi i vetingut u trumbetuan me...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave, në Tiranë, Kavajë,...
Katër muaj më parë, më datë 11 mars, CNA iu drejtua me një...
Sokol Sadushi, kryetari i Gjykatës së Lartë, është njeriu ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Gjatë kontrolleve rutinë në fshatin Vlahen të Hasit, janë ...
Një 32-vjeçar është vënë në pranga në Vlorë pasi qarkullon...
Një aksident rrugor është shënuar mëngjesin e sotëm në aks...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur mbrëmjen e djeshme ...
Një ditë e dedikuar shëndetit, solidaritetit dhe bashkëpun...
Ditën e shtunë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Trafiku i rënduar po e kthen lëvizjen në Tiranë në një sfi...
Teksa Shqipëria ka nivelin e pensionit ndër më të ulëtin n...
Ceremonitë shumëditore mortore për udhëheqësin e ndjerë su...
Shtabi i Përgjithshëm i Ushtrisë së Ukrainës ka mohuar pre...
Presidenti amerikan, Donald Trump, mbajti një fjalim në pr...
Shtetet e Bashkuara të Amerikës shënojnë sot 250-vjetorin ...
Profesori dhe studiuesi i letërsisë, Ali Xhiku, është ndar...
Gjatë gjurmimeve për jetën dhe veprimtarinë artistike foto...
Edicioni i këtij viti i Gjon Mili International Video Art ...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Kur flitet për 10 çështje kyçe të ekonomisë, debati në Shq...
Këtë të shtunë një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dhe...
Është miratuar në Komisionin e Ligjeve marrëveshja e kredi...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe...