Anglia fiton dhe kualifikohet si kryesuese, Kroacia ia del mes spektaklit
Grupi L në Botëror ka dhënë verdiktet, me Anglinë që kuali...

Kolumbia ka siguruar vendin e parë në Grupin K të Kupës së Botës pas barazimit pa gola ndaj Portugalisë në një sfidë të luftuar dhe me raste të shumta për shënim. Rezultati 0-0 i mjaftoi përfaqësueses amerikano-jugore për të ruajtur kreun e grupit, ndërsa Portugalia e mbylli fazën e grupeve në vendin e dytë. Ndeshja nisi me ritëm të lartë dhe me Kolumbinë që tregoi menjëherë ambiciet për të kontrolluar lojën. Kordoba ishte protagonisti i minutave të para, duke rrezikuar fillimisht me një goditje me kokë që kaloi pak mbi traversë. Sulmuesi kolumbian krijoi edhe një tjetër mundësi të mirë, por portieri portugez Diogo Kosta reagoi në mënyrë të shkëlqyer dhe shmangu golin. Presioni i Kolumbisë vazhdoi dhe Arias iu afrua gjithashtu avantazhit. Goditja e tij dukej e destinuar për në rrjetë, por Ruben Neves ndërhyri në momentin e fundit duke larguar topin nga vija fatale.
Pas vështirësive të minutave të para, Portugalia filloi të fitonte terren. Kristiano Ronaldo pati mundësinë e parë për skuadrën e Roberto Martínez me një goditje dënimi nga distanca, por Vargas kontrolloi pa probleme. Pak minuta më vonë, portieri kolumbian realizoi një tjetër pritje të rëndësishme, kësaj here ndaj Bruno Fernandes nga një distancë e afërt. Në fundin e pjesës së parë, Feliks provoi me një goditje akrobatike brenda zonës, por topi përfundoi pak mbi traversë. Edhe Kolumbia pati momentet e saj, me Hames Rodrigez që testoi refleksin e Diogo Kostës, i cili reagoi saktë për të mbajtur portën e paprekur.
Edhe pjesa e dytë nisi në të njëjtën mënyrë. Feliks pati një tjetër mundësi të mirë për Portugalinë, por goditja e tij me kokë nuk gjeti kuadratin. Me kalimin e minutave, Kolumbia filloi të merrte kontrollin e lojës. Riçard Rios, i aktivizuar nga stoli, iu afrua golit, por goditja e tij kaloi ngjitur me shtyllën. Pak më vonë, Arias provoi sërish, por Diogo Kosta realizoi një tjetër pritje të rëndësishme. Në minutat e fundit Kolumbia u tregua më këmbëngulëse në kërkim të golit të fitores. Sulmet e njëpasnjëshme vunë në vështirësi mbrojtjen portugeze, ndërsa portieri Kosta vazhdoi të ishte një nga lojtarët më të spikatur në fushë.
Momenti më i diskutuar i sfidës erdhi në kohën shtesë. Davinson Sançez dërgoi topin në rrjetë. Megjithatë, pas verifikimit të aksionit, goli u anulua për një pozicion minimal jashtë loje. Kolumbia ruajti vendin e parë në Grupin K dhe vazhdon e pamposhtur pas 90 minutave në katër ndeshjet e fundit të Kupës së Botës kundër skuadrave evropiane, me dy fitore dhe dy barazime. Me këtë rezultat, Kolumbia siguron kreun e grupit dhe në raundin e 32 skuadrave më të mira do të përballet me Ganën. Ndërkohë, Portugalia e Roberto Martinez renditet në vendin e dytë dhe në fazën tjetër do të ketë përballë Kroacinë.
Në ndeshjen tjetër, Kongo triumfoi 3-1 ndaj Uzbekistanit me përmbysje dhe siguroi kualifikimin historik, si një nga vendet e treta më të mira me 4 pikë.
Grupi L në Botëror ka dhënë verdiktet, me Anglinë që kuali...
Portierët kanë qenë ndër figurat më të spikatura të Kupës ...
Spanja ka vendosur një rekord të ri botëror, duke arritur ...
Raundi i fundit i fazës së grupeve në Kupën e Botës sjell ...
Sulmuesi i Liverpool-it dhe kombëtares së Holandës, Cody G...
Klubi i Chelseat është në bisedime intensive me Sunderland...
Kampionati Botëror 2026 po hyn në fazën e tij më të nxehtë...
Një nga vendimet e marra në mbledhjen e fundit të Komiteti...
Përmirësimi dhe zhvillimi i infrastrukturës sportive në të...
Klubi i Laçit është gati të nisë një epokë të re pas rikth...
Konfederata Braziliane e Futbollit i ka paraqitur një anke...
Kualifikimi i Spanjës si kryesuese e Grupit H në Kupën e B...
Në Grupin G janë dhënë verdiktet përfundimtare për ekipet ...
Grupi H ka dhënë verdiktet pëefundimtare në Kupën e Botës....
Kombëtarja e Francës ka mbyllur fazën e grupeve në Kupën e...
E ardhmja e Federico Gatti-t te Juventus-i duket gjithnjë ...
Stale Solbakken është një nga personazhet më të veçantë të...
Raundi i tretë në Kupën e Botës ka sjellë një festë të tre...
Grupi E është mbyllur me surpriza në Botëror, ku Ekuadori ...
Ismael Saibari është kthyer në një nga protagonistët e Kup...
Reforma në Drejtësi dhe procesi i vetingut u trumbetuan me...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave, në Tiranë, Kavajë,...
Katër muaj më parë, më datë 11 mars, CNA iu drejtua me një...
Sokol Sadushi, kryetari i Gjykatës së Lartë, është njeriu ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Gjatë kontrolleve rutinë në fshatin Vlahen të Hasit, janë ...
Një 32-vjeçar është vënë në pranga në Vlorë pasi qarkullon...
Një aksident rrugor është shënuar mëngjesin e sotëm në aks...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur mbrëmjen e djeshme ...
Një ditë e dedikuar shëndetit, solidaritetit dhe bashkëpun...
Ditën e shtunë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Trafiku i rënduar po e kthen lëvizjen në Tiranë në një sfi...
Teksa Shqipëria ka nivelin e pensionit ndër më të ulëtin n...
Ceremonitë shumëditore mortore për udhëheqësin e ndjerë su...
Shtabi i Përgjithshëm i Ushtrisë së Ukrainës ka mohuar pre...
Presidenti amerikan, Donald Trump, mbajti një fjalim në pr...
Shtetet e Bashkuara të Amerikës shënojnë sot 250-vjetorin ...
Profesori dhe studiuesi i letërsisë, Ali Xhiku, është ndar...
Gjatë gjurmimeve për jetën dhe veprimtarinë artistike foto...
Edicioni i këtij viti i Gjon Mili International Video Art ...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Kur flitet për 10 çështje kyçe të ekonomisë, debati në Shqi...
Këtë të shtunë një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dhe...
Është miratuar në Komisionin e Ligjeve marrëveshja e kredi...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe...