web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Plotësohen vazot e Europa League, debutojnë katër ekipe

26 Gusht 2022, 08:11, Sport CNA

Plotësohen vazot e Europa League, debutojnë katër ekipe

Mbrëmjen e së enjtes janë plotësuar edhe 4 vazot e grupeve të Ligës së Europës, teksa ditën e premte do të të hidhet dhe shorti për fazën e grupeve. 32 skuadra do të ndahen në 8 grupe me 4 skuadra.

Të gjitha skuadrat janë të vendosur në katër vazo, secila me 8 skuadra, bazuar nga koeficientet e tyre për vitin 2022. Në vazon e parë bie në sy prezenca e emrave big si Roma, Junajtid, Arsenal, Lacio etj. Skuadrat nga e njëjta ligën nuk mund të shortohen në të njëjtin grup.

Një fakti interesant është se 4 ekipe do të bëjnë debutimin në fazën e grupeve të Ligës së Europës. Bëhet fjalë për norvegjezët e Bodo Glimt, francezët e Nantës, gjermanët e Unio Berlinit dhe belgët e Union Sain Gilloise. Këta do të fundit do të bëjnë paraqitjen e tyre debutuese në fazën e grupeve të garave të UEFA-s, pasi nuk kanë qenë asnjëherë në grupe në asnjë nga kompeticionet evropiane.

Plotësohen vazot e Europa League, debutojnë katër ekipe

Plotësohen vazot e Europa League, debutojnë katër ekipe





Lajmet e fundit nga