Panik para finales, anulohet stërvitja e Spanjës
Seanca e fundit stërvitore e kombëtares së Spanjës përpara...

Juventusi ka nisur përgatitjet për sezonin 2026-2027 me një barazim pa gola në ndeshjen e parë miqësore të verës. Skuadra e drejtuar nga Luciano Spalletti u përball në transfertë me Baselin, ekip që drejtohet nga ish-mbrojtësi bardhezi Stephan Lichtsteiner.
Në këtë test të parë, Spalletti vendosi të provojë disa elementë të rinj dhe disa futbollistë që rikthehen në qendër të projektit. Në formacion u panë edhe emra si Douglas Luiz, Zhegrova dhe Ekhator, futbollisti i ardhur së fundmi nga Genoa.
Në minutën e 29-të, Ekhator ndjeu një shqetësim fizik në gju dhe u detyrua të largohej nga fusha. Për të shmangur komplikime të mëtejshme, stafi teknik vendosi ta zëvendësojë menjëherë, ndërsa në vend të tij u aktivizua Openda. Në fillimin e pjesës së dytë, Miretti pati një mundësi të mirë për të kaluar Juventusin në avantazh, por nuk arriti të konkretizonte përballë portierit.
Një nga episodet kryesore të ndeshjes ndodhi në minutën e 58-të. Arthur shkaktoi një penallti për Bazelin pas ndërhyrjes ndaj Otele brenda zonës. Vetë Otele mori përsipër ekzekutimin e 11-metërshit, por Perin, i futur në lojë në minutën e 46-të në vend të Di Gregorio, reagoi në mënyrë të shkëlqyer dhe priti goditjen, duke mbajtur rezultatin të pandryshuar.
Juventusi vazhdoi të kërkonte golin. Në minutat e fundit, protagonisti kryesor ishte sërish portieri i Baselit. Në minutën e 84-t, Salvi ndërhyri ndaj Opendas pranë zonës duke ndalur një kundërsulm të rrezikshëm të Juventusit. Gjyqtari e ndëshkoi me karton të kuq, duke lënë ekipin zviceran me një lojtar më pak. Megjithatë, Juventusi nuk pati shumë kohë në dispozicion për të përfituar nga superioriteti numerik.
Ndërkohë, përgatitjet e Juventusit do të vazhdojnë në ditët në vijim. Testi i radhës është planifikuar për më 25 korrik në Belgjikë, ku bardhezinjtë do të përballen me Standard Liege.
Seanca e fundit stërvitore e kombëtares së Spanjës përpara...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Drejtuesit e klubit të Milan-it po punojnë paralelisht për...
Spanja dhe Argjentina po përgatiten për finalen e madhe të...
Trajneri i kombëtares së Francës, Didier Deschamps, ka njo...
Franca dhe Anglia do të përballen në ndeshjen për vendin e...
Spanja dhe Argjentina do të përballen në finalen e Kupës s...
Roma po përballet me lëvizje të rëndësishme në merkato pas...
FIFA ka përcaktuar kohëzgjatjen e pushimit mes pjesëve për...
Mesfushori brazilian Ederson ka rinovuar kontratën e tij m...
Klubi turk i Besiktasit ka arritur një marrëveshje me sulm...
Skënderbeu u mposht 1-0 nga Struga, në ndeshjen e parë miq...
Një epokë e re po nis për kombëtaren e Francës. Sipas rapo...
Federata Angleze e Futbollit kishte zgjedhur Pep Guardiolë...
Sezoni futbollistik 2026/27 do të sjellë një sërë ndryshim...
Federata e Futbollit ka mbyllur bashkëpunimin me trajnerin...
Milani ka nisur një cikël të ri nën drejtimin e trajnerit ...
Slloveni Slavko Vincic është caktuar nga FIFA si gjyqtari ...
Dinamo City siguroi një kualifikim spektakolar në raundin ...
Federata Italiane e Futbollit po hyn në fazën vendimtare p...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një konflikt ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të enjte në zonën...
Një person ka humbur jetën ditën e sotme në plazhin e Orik...
Dalin pamjet nga aksidenti i rëndë që u shënua këtë të mër...
Një oficer i policisë rrugore të Shkodrës është goditur me...
Fëmijët pa kujdes prindëror, për të cilët ofrohet shërbimi...
Ditën e enjte vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave a...
Një aksident i rëndë që u shënua këtë të mërkurë me rënien...
Instituti i Gjeoshkencave ka ndarë sot një parashikim për ...
Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë u ka bërë thirrje të g...
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, në një konferencë ...
Për herë të parë që nga fillimi i euros, qytetarët evropia...
Modele të inteligjencës artificiale (IA) të kompanisë amer...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Arrin në nivele rekord çmimi mesatar i shitjes së apartame...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Çmimi i naftës arriti në 206 lekë për litër nga 198 lekë p...
Bizneseve nuk do t’u mjaftojë më të regjistrojnë vetëm emr...