web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Partizani me mungesa ndaj Vllaznisë, Colella: Kam fituar edhe 6 muaj pa rrogë

12 Janar 2023, 16:00, Sport CNA

Giovani Colella ka folur para ndeshjes kundër Vllaznisë. Trajneri i Partizanit është shprehur optimist ku tregon se skuadra e tij do të futet në fushë vetëm për 3 pikë.

Para gazetarëve ka zbuluar se lojtarët janë në gjendje të mirë fizike. Ai është ndalur edhe te problemet e financave që kanë përgjithësisht klubet shqiptare.

“Si e nisa vitin si kryesues? Isha i lumtur, i qetë. E rëndësishmja është të punojmë mirë. Çdo ndeshje vlen tri pikë, e qartë që ndeshja e parë pas ndalesës ka rëndësi se të rinisesh mirë është diçka e rëndësishme. Vlen gjithmonë tri pikë, por ka pak më shumë vlerë.

Vllaznia? Vllaznia është një kundërshtar që respektojmë, është shumë i fortë. Por siç e dini më mirë se unë, çdo kundërshtar që vjen të luajë ndaj Partizanit jep 300%. Ajo që duhet të mësojë të bëjë skuadra është të presë një kundërshtar në maksimum ndaj nesh. Fusha jonë është shtëpia jonë, stërvitemi këtu e luajmë. Është e qartë që e konsiderojmë një avantazh që luajmë këtu.

Probleme fizike? Them se jemi në formë të mirë, nuk është se kemi probleme në veçanti përveç atyre të zakonshmeve.

Financat? Janë gjëra që nuk më interesojnë absolutisht. Unë mendoj për skuadrën time dhe të bëjnë maksimumin. Pastaj që të tjerët të jenë të kuq, blu, të verdhë, të gjelbër, të kenë para apo jo, janë probleme të tyre. Preferoj të mos komentoj të tjerët, komentoj skuadrën time, jo atë që ndodh te të tjerët. Mua më ka ndodhur të fitoj një kampionat pa marrë para për 6 muaj.

Matondo e Da Silva të gatshëm? Jo, as në stol”, tha trajneri i Partizanit. Ndeshja kundër Vllaznisë është programuar të zhvillohet në orën 16:00 në kompleksin e të kuqve.





Lajmet e fundit nga