web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Lëvizje e papritur, Kallaku largohet nga Tirana për skuadrën tjetër në Superiore

12 Janar 2023, 15:35, Sport CNA

Sherif Kallaku pritet të jetë lojtari i parë i Teutës në këtë merkato dimri. Mësohet se fantazisti do të rikthehet sërish te “Djemtë e detit”.

Edhe pse ishte pjesë e Tiranës në këtë pjesë të parë të sezonit futbollistik, të njëjtat burime tregojnë se ai nuk do të qëndrojë më te kampionët. Merkatoja duket se ka hyrë në një fazë të “ethshme” dhe kalimi i Kallakut në Durrës padyshim që është surprizë e madhe.

Ai pritet të zyrtarizohet në orët e ardhshme për të nisur menjëherë nga puna me trajnerin Edi Martini. Kujtojmë që në këtë edicion futbollistik, 24-vjeçari u aktivizua në 15 ndeshje me Tiranën duke realizuar 2 gola si dhe duke dhënë edhe 2 asiste.

Tashmë rikthehet sërish te Teuta, skuadër me të cilën u shpall kampion dy sezone më parë. Durrësi, duket se është habitati i duhur për të në "Abissnet Superiore"./Retin TOKA/





Lajmet e fundit nga