web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Partizani është në ankth për Mbanë, rregullorja e kartonëve bën lëmsh situatën e të kuqve

12 Gusht 2023, 12:38, Sport CNA

Partizani mund të humbasë për disa javë sulmuesin kryesor, Kristian Mba. Dëmtimi që nigeriani pësoi në fundin e pjesës së parë të përballjes ndaj Valmierës në Letoni, shqetësoi shumë stafin teknik, por më pas erdhi përmbysja e rezultatit dhe gjithçka u harrua aty. Mirëpo, pas kthimit të skuadrës në Tiranë, menjëherë stafi mjekësor është angazhuar për të kontrolluar edhe një herë situatën e sulmuesit nigerian.

“Panorama Sport” mëson se sot 23-vjeçari do të bëjë një rezonancën magnetike për të përcaktuar edhe shkallën e dëmtimit. Dyshimet për një problem në muskujt e barkut janë prezente, ndërsa edhe vetë lojtari mësohet se nuk ka qenë në gjendje ta kuptojë mirë bllokimin që pati në fundin e pjesës së parë. Dje Mba nuk është stërvitur dhe sipas të gjitha gjasave do të mungojë në ndeshjen e kthimit ndaj Valmierës, që do të luhet më 17 gusht në Elbasan. Megjithatë, në klubin e kuq do të presin përgjigjen e rezonancës dhe më pas mjekët do të vendosin për aktivizimin e sulmuesit, pasi mbetet për t’u parë se sa mund të zgjasë periudha e riaftësimit.

“LËMSHI” – Rregullorja e UEFA-s për kartonët nga një kompeticion në tjetrin bën lëmsh klubin e kuq për dy prej titullarëve, mbrojtësin e majtë, David Atanaskoski dhe mesfushorin Adnard Mehmeti. Të dy u ndëshkuan me të verdhë në ndeshjen ndaj Valmierës dhe në bazë të llogarive që bën klubi, duhet të mungojnë në takimin e radhës. Mirëpo, nuk ka një konfirmim zyrtar për vetë faktin se ata janë ndëshkuar në të dyja kompeticionet: Liga e Kampioneve dhe Liga e Konferencës, kështu që për njërin prej tyre mund të ketë shpresa që të mos jetë i pezulluar. Pritet që klubi të konfirmojë përmes UEFA-s gjatë orëve në vijim situatën me dy titullarët që kanë marrë nga tre të verdhë.

 





Lajmet e fundit nga