Ideja e çmendur, Botërori mund të bëhet me 64 ekipe
FIFA po shqyrton mundësinë që Kupa e Botës 2030 të zhvillo...

Federata e Futbollit dhe Bashkia Kamëz kanë nisur menjëherë bashkëpunimin për ndërtimin e fushës së re në Valias, si pjesë e projektit të FSHF “100 fushat”.
Në kuadër të këtij investimi madhor, Presidenti Armand Duka zhvilloi një vizitë në Valias, ku u njoh nga afër me ambientin ku do të ndërtohet fusha dhe inspektoi nga afër punimet.
Kreu i qeverisë së futbollit shqiptar ishte i shoqëruar në këtë vizitë nga kryetari i Bashkisë së Kamzës, Rakip Suli, dhe deputetja Lindita Nikolla.
Në fjalën e tij, Presidenti Duka falënderoi Bashkinë e Kamzës për bashkëpunimin dhe theksoi rëndësinë e investimeve në terrene sportive për fëmijët. Ai u shpreh se objektivi kryesor është edukimi përmes sportit dhe rritja e numrit të fëmijëve që luajnë futboll. Presidenti Duka nënvizoi se FSHF është e hapur të bashkëpunojë me bashkitë dhe sektorin privat për ndërtimin e më shumë terreneve sportive në gjithë vendin.
“Të falënderoj për bashkëpunimin. Ne kemi kohë që kemi biseduar për këtë dhe kemi filluar projektin. Në fakt, Kamza në hartën e terreneve sportive është një nga zonat më të zhvilluara për arsye sepse ne kemi një qendër dikur të ekipeve kombëtare me tri fusha dhe tani e kemi kaluar në menaxhim të futbollit të fëmijëve për të luajtur të gjithë fëmijët e zonës për t’u stërvitur dhe për të zhvilluar ndeshje.
Me këtë investim këtu do të pasqyrohen akoma më shumë. Tani objektivi ynë është që të kemi fëmijë më shumë që luajnë futboll. I yni, i përbashkët dhe i të gjithëve sepse futbolli është në radhë të parë edukim pastaj garë. Ne më shumë kemi prioritet edukimin.
Të falënderoj vërtetë që kemi bashkëpunuar për këtë terren sportiv dhe padyshim që ne jemi të hapur që të vazhdojmë dhe të kemi akoma më shumë, dhe në këtë shembull të futemi edhe në Tiranë, sepse me thënë të drejtën Tirana që ka dendësinë më të madhe, por edhe Kamza që është një bashki me shumë popullsi, kemi mungesë inventari të fushave sportive.
Nuk e di ndoshta për arsye sepse terreni kushton më pak këtu, apo për arsye sepse kryetari është më i zoti këtu, këtë nuk e di, por kështu është fakti. Ne jemi të gatshëm me ju padyshim, me çdo lloj njësie vendore, por jo vetëm, edhe me shoqëri private, mjafton që të ndërtojmë terrene sportive.
Ne nuk është se kërkojmë asnjë të drejtë menaxhimi, vetëm të ndërtojmë terrene sportive, t’i vendosim në dispozicion të fëmijëve, të edukojmë futbollistë dhe të prodhojmë futbollistë”, – tha Presidenti Duka.
FIFA po shqyrton mundësinë që Kupa e Botës 2030 të zhvillo...
Dëmtimi i Giovanni Leonit ka ndryshuar planet te Liverpool...
Taulant Seferi po kalon një moment shumë të mirë në Turqi,...
Flamurtari do të rikthehet të luajë në stadiumin e tij pas...
Milani siguroi kualifikimin në Kupën e Italisë me një fito...
Kombëtarja U-15 për vajza e nisi në mënyrën më të mirë të ...
Debutimi i Giovanni Leoni-t ka qenë i hidhur te Liverpool-...
Nën drejtimin e Antonio Conte-s, Napoli po kalon një momen...
Sezoni i ri i kampionatit të vajzave 2025-2026 fillon këtë...
Milani vazhdon me formën e shkëlqyer edhe në Kupë. Kuqez...
Dy ndeshjet e Kupës së Italisë në raundin e 1/16-ve sollën...
Armando Broja do të luajë titullar në ndeshjen e Kupës, ku...
Interi i këtij sezoni po shfaqet me një fytyrë ndryshe, ku...
Marash Kumbulla do të mungojë për rreth një muaj për shkak...
Arbitri italian Antonio Rapuano është sërish në qendër të ...
Rafael Leao, sulmuesi i Milanit, ishte i ftuar në podkasti...
Interi dhe Milani kanë hedhur një hap të ri të rëndësishëm...
Qyteti i Durrësit do të pasurohet me një fushë të re futbo...
Kombëtarja shqiptare U-21 do të zhvillojë ndeshjen e radhë...
Trajnerët e ekipeve kombëtare kanë përzgjedhur formacionin...
Reforma në Drejtësi dhe procesi i vetingut u trumbetuan me...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave, në Tiranë, Kavajë,...
Katër muaj më parë, më datë 11 mars, CNA iu drejtua me një...
Sokol Sadushi, kryetari i Gjykatës së Lartë, është njeriu ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Dy persona raportohet të kenë humbur jetën nga aksidenti i...
Një aksident i rëndë është shënuar në autostradën Tiranë-D...
Dy punonjës të IEVP "Jordan Misja" kanë humbur jetën pak o...
Është zbardhur ngjarja e ndodhur një ditë më parë në Pogra...
Shqipëria do të ndikohet këtë të martë nga kushte atmosfer...
Ditën e hënë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferi...
Vala e të nxehtit që ka përfshirë Europën po shkakton prob...
Drejtori i Përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetë...
Europa po përballet me një krizë të paprecedentë për shkak...
Autoritetet italiane kanë arrestuar katër persona të dyshu...
Tërmetet e dyfishta që goditën Venezuelën të mërkurën e ka...
Një miliarder kinez i vetinternuar në Shtetet e Bashkuara ...
Gjatë gjurmimeve për jetën dhe veprimtarinë artistike foto...
Edicioni i këtij viti i Gjon Mili International Video Art ...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Çmimet e bulmetit në vendin tonë janë shtrenjtuar aq shumë...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.8 lekë dhe ...
Kur qytetarët shohin që euro bie disa pikë brenda pak ditë...
Kur flitet për kursin e euros në Shqipëri, nuk mjafton të ...