web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Interi me fytyrë ndryshe

23 Shtator 2025, 19:34, Sport CNA

Interi me fytyrë ndryshe

Interi i këtij sezoni po shfaqet me një fytyrë ndryshe, ku mbrojtja po kontribuon ndjeshëm në sulm. Në katër javët e para të Serie A dhe në fitoren ndaj Ajax në Champions, mbrojtësit kanë shënuar tre gola vendimtarë.

Goli i parë erdhi në ndeshjen ndaj Torinos, më pas shënuan Dumfries dhe Dimarco në takimet me Udinesen e Sassuolon. Ky trend nuk është rastësor, pasi edhe sezonin e kaluar mbrojtësit shënuan 31 gola, me Dumfries që realizoi 11. Por në aspektin mbrojtës situata mbetet problematike.

Interi ka pësuar shtatë gola në kampionat, shifra më e dobët në pesë vitet e fundit. Humbja 4-3 ndaj Juventusit e thelloi krizën në prapavijë. Trajneri Chivu pranon se skuadra duhet të përmirësohet në mbrojtje nëse synon të mbetet në garë për titull.





Lajmet e fundit nga