web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Dominon Elbasani, përzgjidhet formacioni më i mirë i javës së katërt

22 Shtator 2025, 15:53, Sport CNA

Dominon Elbasani, përzgjidhet formacioni më i mirë i javës

Pas përfundimit të javës së katërt të Superiores, trajnerët e ekipeve kombëtare kanë bërë përzgjedhjen e 11-shes më të spikatur të kësaj jave sipas formacionit 3-4-3 si edhe trajnerit më të mirë.

Spikati në portë këtë javë gardiani i Elbasanit, Martin Janacek.

Treshja e mbrojtjes përbëhet nga Arbenit Xhemajli i Egnatias, Dajan Shehi i Vorës dhe Aurel Marku i Bylisit.

Në mesfushë spikatën Kristi Qose i Elbasanit, Mçarthy Ofori i skuadrës së Bylisit, Esat Mala i Vllaznisë dhe Irgi Kasalla i Vorës.

Vija e sulmit përbëhet nga dy sulmues të Egnatias, Alessandro Albanese dhe Nikola Buric. Treshen e sulmit e plotëson Fatjon Bunjaku i Elbasanit.

Trajneri i javës është përzgjedhur tekniku i Elbasanit, Ivan Gvozdenovic.

Dominon Elbasani, përzgjidhet formacioni më i mirë i javës





Lajmet e fundit nga