web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Tetë gola të shënuar, mësoni rezultatet e dy ndeshjeve në Kupën e Italisë

23 Shtator 2025, 20:33, Sport CNA

Tetë gola të shënuar, mësoni rezultatet e dy ndeshjeve

Dy ndeshjet e Kupës së Italisë në raundin e 1/16-ve sollën gola dhe fitues të pritshëm. Cagliari fitoi 4-1 ndaj Frosinones dhe siguroi kalimin në raundin tjetër.

Pas një pjese të parë të barabartë 1-1, vendasit dominuan në fraksionin e dytë, duke shënuar me Borrelli, Felici dhe Cavuoto. Në fazën e 1/8-ave, skuadrën sarde e pret Napoli.

Në sfidën tjetër, Udinese mposhti Palermon 2-1. Bardhezinjtë realizuan dy herë në pjesën e parë me Zaniolon dhe Millerin, ndërsa Peda shënoi golin e nderit për miqtë në minutat shtesë.

Në raundin tjetër, Udinese do të përballet me Juventusin.





Lajmet e fundit nga