“Vetëm një i leshtë mendon që protesta nuk është e manipuluar”/ Spaho: Shqipëria drejt destabilizimit politik
Ish-nënkryetari dhe ish-deputeti i PD-së Edmond Spaho ka f...
Ish-nënkryetari dhe ish-deputeti i PD-së Edmond Spaho ka f...
La Liga ka startuar mbrëmë me dy takime, teksa sonte e ka radhën Reali i Madridit, ndërsa kampionia në fuqi, Barcelona, do ta nisë të dielën rrugën e saj drejt mbrojtjes së titullit. Një sezon që ofron plot pikëpyetje për gjigantët spanjollë.
Reali i Madridit pa Kurtuanë dhe Benzemanë dhe në pritje të Kilië Mbapesë për të sfiduar kampionët. Atletiko e “Çolo” Simeones si një alternativë për ta bërë më interesante garën për trofeun. Pjesa tjetër lufton për të mbijetuar në një sezon të shënuar nga kufiri i pagave dhe vështirësitë financiare të klubeve. Mjafton të shikohet investimi prej vetëm 300 milionë eurosh nga 20 skuadrat e La Ligës krahasuar me afro 2 miliardë euro që ka shpenzuar Premier Liga dhe vështirësitë e shumicës dërrmuese të klubeve spanjolle për të regjistruar lojtarë të rinj.
Mungojnë shumë nënshkrime – “do të ketë largime para afrimeve”, përsërisin nëpër klube – dhe ndërsa vjen 1 shtatori, data e mbylljes së merkatos verore, këtë fundjavë La Liga nis me disa lajme shumë domethënëse. Më e rëndësishmja, me siguri do të jetë fakti që do të shohim ndeshje 100-minutëshe. Gjithçka për të mos rregulluar një defekt të kampionatit spanjoll, që mbetet kampionati me lojën efektive më të paktë mes ligave kryesore europiane me vetëm 53 minuta e 36 sekonda.
VAR-i ishte një nga protagonistët e mëdhenj të sezonit të kaluar dhe në këtë fushatë synimi është që ky trend të ndryshojë. “Sezoni i kaluar është përmirësuar për sa i përket ekipit të arbitrazhit”, tha Medina Kantaleho. Dhe për këtë arsye gjyqtarët e futbollit janë takuar me trajnerët për të shpjeguar ndryshimet në rregulloren e sezonit 2023- 2024.
NJË MINUTË SHTESË PËR ÇDO GOL – “Kohës shtesë do t’i shtohet minimumi një minutë. Nëse kontrolli i golave nga VAR-i zgjat dy ose tre minuta, atëherë do të jenë dy ose tre minuta të tjera. Por nëse VAR-i nuk duhet të presë për konfirmimin e golit, ajo që do të shtohet në fund të çdo periode është një minutë për secilin nga golat e shënuar”, theksoi Klos Gomez. Një vendim i marrë sepse një studim i kryer tregon se kjo është koha mesatare që humbet në festimin e golave, ndaj ky do të jetë një kriter më shumë për t’u zbatuar kur shtohet koha në çdo pjesë. Ndeshjet me 100 minuta do të jenë realitet.
NUK KA PENALLTI “SOFT” – Deri më tani në La Liga janë akorduar shumë penallti nga ato që konsiderohen si të lehta (“soft”). Por në sezonin e ri kjo do të ndryshojë. Gjyqtarët janë udhëzuar që do të akordohen vetëm ato penallti ku kontakti është evident.
MË PAK VAR MË SHUMË “GJYQTARË” – “Kur VAR-i ndërhyn shumë, diçka ndodh”, tha Medina Kantaleho, i cili mbrojti që “gjyqtarët kanë një kapacitet më të madh për të marrë vendime”. Në të njëjtën mënyrë, Klos Gomez u tregua më i hapur: “Ne kemi nevojë për më pak ndërhyrje VAR-i, dhe jo sepse VAR-i duhet të ulë nivelin e ndërhyrjes. Ne duhet të vendosim drejtësi në fund të lojës, por kërkojmë që gjyqtarët të marrin vendime të sakta dhe të shihet rëndësia e drejtuesit të ekipit të arbitrazhit”.
Arsenali e ka nisur me fitore sezonin e ri të Premier Ligës ...
Valon Et’hemi ka qenë një nga lojtarët më të spikatur në kam...
Skënderbeu i sezonit të ri nuk do të jetë thjeshtë për një s...
Trajneri Jose Mourinho ka mbërritur në Tiranë, për miqësoren...
Portieri i Chelseas, Kepa Arrizabalaga është afër transferim...
Partizani mund të humbasë për disa javë sulmuesin kryesor, K...
Më në fund Harry Kane bavarez. Pas bisedimeve që zgjatën paf...
Çelsi do të luajë ndeshjen e parë të këtij sezoni në Premier...
Janë shitur aq e kaq bileta për ndeshjen miqësore Partizani-...
Partizani do të luajë sot miqësoren e luksit kundër Romës. K...
Mbrëmjen e së premtes, që sapo lamë pas, “qyetarët” e Manche...
Herri Kejn është blerja e re e Bajernit, i cili u transferua...
Harry Kane është zyrtarisht lojtari më i ri i Bayern Munich....
Vllaznia do të zhvillojë sot një miqë sore me aromë “klasike...
Partizani kërkon të blindojë repartin e mbrojtës, teksa së f...
Partizani do të luajë sot kundër Romës, një ndeshje luksi pë...
Asnjë surprizë në ndeshjen hapëse të Premier League-s. Manch...
Teksa gjithçka po shkonte pranë fundit dhe gjatë kësaj jave ...
Partizani do të luajë ndeshjen e turit të tretë me letonez...
Egnatia është një nga skuadrat që shkroi historinë në futbol...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Numri i milionerëve në mbarë botën u rrit me gati 2 milion...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...