Përballen me SHBA, kërcënohen familjet e futbollistëve të Iranit
Kombëtarja e Iranit në ndeshjen e parë të zhvilluara në K...

Skënderbeu hyn në javën përgatitore për të rikuperuar ndeshjen e prapambetur me Apolonisë. Me ndryshimin e trajnerit, tashmë do të kërkojnë të kthehen te fitorja. Një trepikësh do të përkthehej me vendin e 4-t në renditje dhe kjo do të ishte forma më e mirë për t’i dhënë fund krizës. I këtij mendimi është edhe Vangjel Zguro. Kapiteni beson se ky pushim i ka bërë mirë ekipit për të rimarrë veten si në aspektin e lojës, ashtu edhe në atë psikologjik. Gjatë një deklarate të dhënë për “Panorama Sport”, mbrojtësi i majtë qartëson se do ta arrijnë objektivin final:
“Kishim nevojë për këtë shkëputje, pasi nuk po kalonim momente të mira. Nuk po arrinim dot të dilnim në lojën tonë dhe të shkonim te rezultatet e dëshiruara. Na vjen keq pasi objektivi është krejt i ndryshëm nga vendi i 7-të, ku jemi aktualisht në renditje.
Ndaj besojmë se pas këtij pushimi, ekipi do të dijë të reagojë dhe të ringrihet për të shkuar atje ku i takon.
Kemi punuar fort gjatë këtyre ditëve dhe do të mundohemi që t’i vëmë në dukje cilësitë tona që në ndeshjen e parë”.
TRAJNERI – Rokada në stol pritet që të japë impaktin e vet në kamp. Prej një jave, Ivan Gvozdenoviç ka marrë drejtimin dhe po punon me skuadrën për të lënë pas periudhën e errët që po kalonin korçarët me dy barazime dhe një humbje në ndeshjet e fundit.
Për pogradecarin duhet ende pak kohë që lojtarët të kuptojë mentalitetin e trajnerit, që në vetvete duket mjaft profesionist. “Është ende herët të flasim për ndryshime që vijnë nga trajneri pasi ka vetëm pak ditë që punojmë me të.
Mund të them se Gvozdenoviç është mjaft profesionist dhe po punon shumë me ne.
Gjatë këtyre ditëve është duke punuar më shumë në aspektin psikologjik, për të rritur moralisht ekipin, pasi cilësi ka në grup dhe duhet të vihen në zbatim nga lojtarët.
Mendojmë se do të jetë ndryshimi i duhur dhe do të vijë pak e nga pak”, theksoi 29-vjeçari.
APOLONIA – Ndeshja që do të luhet këtë të diel është mjaft e rëndësishme për të rikthyer ekipin drejt sukseseve. Kapiteni nuk kërkon të zgjatet shumë me komentet për këtë 90-minutësh, pasi kërkon që fusha të flasë në këto momente.
“Ne kemi folur shumë dhe nuk është më koha për fjalë. Duhet të shprehemi në fushë dhe të bëjmë më të mirën tonë. Skënderbeut nuk i shkon vendi i shtatë në renditje.
Duhet të jemi me çdo kusht në dy vendet e para. Do të shkojmë në Fier për të marrë maksimumin. Këtë kërkon dhe Gvozdenoviç nga ne, të luajmë siç duhet të luajnë lojtarët e Skënderbeut”, përfundoi Vangjel Zguro.
Kombëtarja e Iranit në ndeshjen e parë të zhvilluara në K...
Franca tashmë e kualifikuar për në fazën tjetër të Kupës s...
Janë mbyllur pjesët e para, në dy ndeshjet e Grupit A, në ...
Visar Bekaj nuk është vetëm një nga lojtarët më të mir...
Ditën e sotme në Grupin A do të vendosen edhe verdiktet e fu...
Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s ka zyrtarizuar ditën e sotme, se...
Dorëheqja në bllok e bordit të drejtuesve të Juventusit bëri...
– Anglia e ka mundur Uellsin në 6 përballjet e fundit, madje...
Adidas u ka dhënë fund polemikave për golin e parë të shën...
Që nga mbrëmja e djeshme, Juventusi është i përfshirë ...
Me një spektakël të pasur, përmbysje, fitore madhështore dhe...
Tashmë është zyrtare, Uigani ka emëruar në pankinë Kolo Ture...
Në minutën e 54-t të ndeshjes me Uruguain, mesfushori i komb...
Sot nis edhe raundi i fundit i ndeshjeve në grupe për Kupën ...
Një nga titullarët e Anglisë që është përfolur se mund të je...
Lajmi i dorëheqjes së Andrea Anjelit dhe bordit drejtues të ...
Zvicra nuk arriti t’i bënte dot ballë brazilianëve dhe...
Starton sot xhiroja e tretë e fazës së grupeve në Kampiona...
Mbrëmjen e djeshme u mbyllën edhe ndeshjet e xhiros së dytë ...
Pas triumfit ndaj Zvicrës me rezultatin 1-0, Brazili nënshkr...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Bashkimi Evropian duhet të gjejë mënyra për të përshpejtua...
Avionët luftarakë francezë u ngritën 11 herë gjatë javës s...
Një numër shtetesh anëtare të Bashkimit Evropian po i bëjn...
Hungaria dhe Ukraina kanë arritur një marrëveshje mbi të d...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...