E dënuar për dhunë në familje/ 34-vjeçarja dërgohet në burg bashkë me foshnjen 7 muajshe
Policia ka arrestuar një 34-vjeçare në aeroportin e Rinasi...
Policia ka arrestuar një 34-vjeçare në aeroportin e Rinasi...

Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi e ka cilësuar si një sulm ndaj shtetit dhe kombit të tyre atë çfarë ndodhi në ndeshjen me Rumaninë në Bukuresht.
Përmes një reagimi në rrjetet e tij sociale, Ademi theksoi se incidentet e ndeshjes që u ndërpre ishin sulm ndaj gjithë Kosovës.
“Kulmi u arrit me incidentin e inicuar nga disa futbollistë kundërshtarë, çka krijoi një ndjenjë të qartë sulmi, jo vetëm ndaj skuadrës sonë, por ndaj shtetit dhe kombit tonë”,-shkruan ai fillimisht.
Më tej, numri një i Federatës së Futbollit të Kosovës, theksoi se ndërprerja e takimit ishte i domosdoshëm për të ruajtur integritetin e Kosovës.
“Ky ishte një akt i domosdoshëm për të ruajtur integritetin e Kosovës dhe për të mbështetur çdo përpjekje për një sport të pastër dhe të drejtë, ashtu siç janë edhe parimet e UEFA-s e FIFA-s”-theksohet në postimin e Ademit.

Postimi i Agim Ademit:
“Të dashur lojtarë, tifozë, media dhe opinion i gjerë,
Në emrin tim dhe të Komitetit Ekzekutiv të Federatës së Futbollit të Kosovës, dëshiroj të shpreh falënderimin më të sinqertë për mbështetjen tuaj të pakursyer ndaj vendimit të përbashkët të lojtarëve tanë, shtabit teknik, stafit dhe Federatës për të mos vazhduar lojën pas thirrjeve raciste dhe anti-Kosovë që ndodhën në Bukuresht, në ndeshjen Rumani-Kosovë.
Ky vendim nuk ishte i lehtë, por ishte i drejtë. Duke ditur krejt atë që na kishte ndodhur një vit më parë, nuk kemi pritur që një gjë e tillë të na përsëritet sërish në Rumani.
Tani pavarësisht çfarë epilogu ligjor do të ketë kjo ndeshje, duhet theksuar se ne kemi qenë të lënduar emocionalisht (e sidomos lojtarët) nga provokimet dhe nënçmimi i vazhdueshëm që tifozët rumunë bënë në kor.
Kulmi u arrit me incidentin e inicuar nga disa futbollistë kundërshtarë, çka krijoi një ndjenjë të qartë sulmi, jo vetëm ndaj skuadrës sonë, por ndaj shtetit dhe kombit tonë.
Në ato momente të vështira, lojtarët tanë reaguan me dinjitet, dhe ne si Federatë qëndruam krah tyre për të mbrojtur emocionet dhe dinjitetin e tyre dhe të shtetit tonë.
Ky ishte një akt i domosdoshëm për të ruajtur integritetin e Kosovës dhe për të mbështetur çdo përpjekje për një sport të pastër dhe të drejtë, ashtu siç janë edhe parimet e UEFA-s e FIFA-s.
Falënderojmë të gjitha institucionet dhe opinionin publik për përkrahjen e tyre të drejtë dhe të vendosur. Ne sigurojmë se nuk do të ndalemi dhe do të vazhdojmë të kërkojmë drejtësi konform rregulloreve për rastet e tilla politike dhe qëllimkëqija që nuk kanë vend në sport deri në Gjykatën e Arbitrazhit Sportivë (KAS) në Lozanë.
Futbolli duhet të jetë simbol i fair-play-it dhe bashkimit, veçanërisht në ndeshjet e kalibrit të tillë.
Vazhdojmë me krenari dhe përgjegjësi!
Forca Dardanë! Forca Kosovë!
Me respekt,
Agim Ademi, president i FFK-së”./CNA
Shqipëria do të përballet këtë të shtunë me Çekinë, në një...
Ndonëse ndeshja me Çekinë do edhe disa orë nga starti, tif...
Shqipëria U-19 u mposht minimalisht nga Danimarka në “Elba...
Federata Rumune e Futbollit ka reaguar përmes faqes zy...
Shqipëria do të përballet këtë të shtunë me Çekinë, në nde...
Marash Kumbulla flet me superlativa për Edoardo Bove. ...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në ndeshjen e Ligës së ...
Numërimi mbrapsht ka nisur, Kombëtarja shqiptare e fut...
Ndeshja e Ligës së Kombeve, Rumani-Kosovë, u ndërpre p...
Ndeshja e Ligës së Kombeve Zvicër-Serbi, mbrëmjen e së...
Ndeshja mes Rumanisë dhe Kosovës, në Ligën e Kombeve, ...
Ndeshja e Ligës së Kombeve mes Rumanisë dhe Kosovës nu...
Kapiteni i përfaqësueses së Kosovës, Amir Rrahmani, i ...
Policia e Shtetit ka hartuar plane të posaçme dhe të d...
Kombëtarja Shqiptare e Futbollit do të luajë këtë të s...
Federata e Futbollit të Kosovës ka dënuar ashpër thirr...
Liga e Kombeve vazhdon këtë të shtunë me të tjera taki...
Kombëtarja shqiptare u ka dhënë dorën e fundit përgatitjev...
Shqipëria përballet mbrëmjen e kësaj të shtune me Çekinë, ...
Rumani-Kosovë, e vlefshme për Ligën e Kombeve, është anulu...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Policia ka arrestuar një 34-vjeçare në aeroportin e Rinasi...
Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Lezhë-Shëngjin. S...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Morinë të Kukësit. Në v...
Moti i keq që përfshiu vendin mbrëmjen e së martës ka lënë...
Këtë të mërkurë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Kryeministri Andy Burnham ka bërë me dije se shumica e tar...
Parlamenti i Francës ka miratuar një ligj për të ndaluar m...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, mbërriti më 21 ...
Brenda pak ditësh, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelens...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Bizneseve nuk do t’u mjaftojë më të regjistrojnë vetëm emr...
Pavarësisht rritjes ekonomike dhe të ardhurave në vitet e ...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 81.4 lekë dh...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...