Nga njohja me Laert Haxhiun te shpërthimi në lokalin e Noizyt/ Zbardhet dëshmia e Cllevio-s në GJKKO
Reperi Kleviol Ahmeti i njohur si “Cllevio” është paraqitu...
Reperi Kleviol Ahmeti i njohur si “Cllevio” është paraqitu...

Federata Rumune e Futbollit ka reaguar përmes faqes zyrtare në lidhje me ndërprerjen e ndeshjes së Ligës së Kombeve, ndaj Kosovës.
FRF e ka cilësuar largimin e ekipit të Kosovës nga fusha e lojës përpara vërshëllimës së fundit si komplot dhe mungesë respekti për sportin.
Reagimi zyrtar i Federatës Rumune të Futbollit:
Federata Rumune e Futbollit (FRF) shpreh zhgënjimin e saj të thellë me sjelljen e delegacionit të Kosovës dhe lojtarëve kundërshtarë në ndeshjen e së premtes mbrëma në Ligën e Kombeve.
Besojmë se akuzat që vijnë nga ekipi mysafir janë të pabaza dhe besojmë fuqimisht se veprimet e tyre ishin të paramenduara. FRF falënderon gati 50 mijë tifozët rumunë të pranishëm në stadium për qëndrimin e qytetëruar dhe përmbajtjen sa më shumë që të jetë e mundur nga reagimi ndaj provokimeve të lojtarëve kosovarë.
Është e rëndësishme të theksohet se gjatë ndeshjes nuk ka pasur thirrje raciste dhe as një herë nuk është dëgjuar slogani “Kosova është Serbi”. Për më tepër, dëshirojmë t’ua rikujtojmë të gjithëve vendimin e marrë nga Komisioni Disiplinor i UEFA-s lidhur me një incident të ngjashëm gjatë ndeshjes së vitit të kaluar ku Kosova ka vepruar në të njëjtën mënyrë. Vendimi bëri të qartë se slogani “Kosova është Serbi” nuk mund të klasifikohet si racist dhe për këtë arsye nuk mund të shkaktojë procedurën me tre hapa. Këtë aspekt e ka ripërsëritur edhe delegati i UEFA-s gjatë takimit teknik të mbrëmshëm para ndeshjes, gjë që dëshmon se zyrtarët kosovarë e dinin se cilat ishin pasojat kur lojtarët e tyre shkuan në dhomat e zhveshjes.
Është për të ardhur keq që një ekip futbolli zgjedh të largohet nga fusha dhe të tërhiqet në dhomën e zhveshjes vetëm dy minuta para vërshëllimës së fundit, duke parë se nuk ka mbetur kohë për të arritur një rezultat të favorshëm. Ky veprim tregon mungesë respekti për sportin dhe mospërfillje totale për lojën e ndershme.
Lidhur me incidentin e supozuar në konferencën për shtyp pas ndeshjes të sjellë nga federata e Kosovës, ne e mohojmë kategorikisht ekzistencën e tij. Asnjë zyrtar i FRF-së nuk ishte i përfshirë dhe, në fakt, ishte delegacioni nga Kosova që nisi një konfrontim me gazetarët rumunë në fund të deklaratave të të ftuarve. Kjo mund të konfirmohet nga të gjithë përfaqësuesit e mediave të pranishëm në zonë.
FRF beson fuqishëm se futbolli promovon vlera që ndikojnë pozitivisht në shoqëri dhe ka fuqinë për të dhënë shembuj për brezat e ardhshëm. Fatkeqësisht, sjellja e delegacionit kosovar dhe veçanërisht e lojtarëve të saj në Bukuresht, shërben si shembull se “si të mos veprohet” në sportin profesional.
Ne presim vendimin e UEFA-s në lidhje me këtë. Megjithatë, duke pasur parasysh refuzimin e Kosovës për të përfunduar ndeshjen në fushë dhe lojtarët që shkojnë në dhomën e zhveshjes pa pëlqimin e gjyqtarit, mund të ketë vetëm një rezultat, atë në përputhje me parimet e lojës./CNA
Shqipëria do të përballet këtë të shtunë me Çekinë, në nde...
Marash Kumbulla flet me superlativa për Edoardo Bove. ...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në ndeshjen e Ligës së ...
Numërimi mbrapsht ka nisur, Kombëtarja shqiptare e fut...
Ndeshja e Ligës së Kombeve, Rumani-Kosovë, u ndërpre p...
Ndeshja e Ligës së Kombeve Zvicër-Serbi, mbrëmjen e së...
Ndeshja mes Rumanisë dhe Kosovës, në Ligën e Kombeve, ...
Ndeshja e Ligës së Kombeve mes Rumanisë dhe Kosovës nu...
Kapiteni i përfaqësueses së Kosovës, Amir Rrahmani, i ...
Policia e Shtetit ka hartuar plane të posaçme dhe të d...
Kombëtarja Shqiptare e Futbollit do të luajë këtë të s...
Federata e Futbollit të Kosovës ka dënuar ashpër thirr...
Liga e Kombeve vazhdon këtë të shtunë me të tjera taki...
Kombëtarja shqiptare u ka dhënë dorën e fundit përgatitjev...
Shqipëria përballet mbrëmjen e kësaj të shtune me Çekinë, ...
Rumani-Kosovë, e vlefshme për Ligën e Kombeve, është anulu...
Ndeshja mes Rumanisë dhe Kosovës, po shkon drejt anulimit ...
Janë mbyllur tetë ndeshjet e Ligës së Kombeve, të vlefshme...
Kosova ka braktisur ndeshjen ndaj Rumanisë, për shkak të t...
Shqipëria është gati për takimin e parë të nëntorit ndaj Ç...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Nga vera e vitit 2020, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Eri...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të m...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillim...
Një asteroid i madh do të kalojë pranë Tokës këtë të shtun...
Elon Musk ka humbur statusin e trilionerit. Sipas analizav...
Kompania hekurudhore gjermane "Deutsche Bahn" ka rifilluar...
Kreu i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike, Rafae...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...