web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Mori drejtimin e Dinamos, ja kur do të bëhet prezantimi i Ilir Dajës

10 Shtator 2024, 10:50, Sport CNA
Mori drejtimin e Dinamos, ja kur do të bëhet prezantimi i Ilir
Trajneri Ilir Daja

Ilir Daja u rikthye në Shqipëri pas largimit nga Ballkani, ku do të drejtojë skuadrën e Dinamos. Ndonëse Daja prej ditësh ka nisur punën me ekipin në terren ende nuk është bërë prezantimi i tij.

Klubi i Dinamos do të bëjë prezantimin zyrtar të trajnerit Ilir Daja ditën e mërkurë, që është edhe dita e konferencës përpara ndeshjes ndaj Partizanit.

Në këtë konferencë, Daja do të flasë së pari për rikthimin në krye të “bluve”, teksa më pas fokusi do të kthehet nga sfida ndaj Partizanit që është planifikuar të luhet ditën e enjte.

Megjithatë, vlen të theksohet se ende nuk është saktësuar ora se kur do të dalë në konferencë trajneri Ilir Daja./ CNA





Lajmet e fundit nga