web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Merr 3 pikët në transfertën e Crystal Palace, Liverpool mbron kreun e Premier League

5 Tetor 2024, 15:26, Sport CNA
Merr 3 pikët në transfertën e Crystal Palace, Liverpool mbron
Liverpool, Burimi: Flashscore

Liverpool fiton me rezultatin minimal 0-1 në transfertën e Crystal Palace, takim i vlefshëm për javën e shtatë të Premier League.

Sfida e luajtur në “Selhurst Park” u zhbllokua në minutën e 9’, me Diogo Jota-n që kaloi miqtë në avantazh.

Pavarësisht rasteve të shumta, pjesa e mbetur e këtij takimi nuk prodhoi të tjerë gola.

Kështu pas javës së shtatë të Premier League, Crystal Palace renditet në vendin e 18-të, teksa ekipi i Liverpool vazhdon me ecurinë pozitive dhe në shtatë javë kampionat kryeson renditjen me 18 pikë./CNA





Lajmet e fundit nga