web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Lojtari ndërroi jetë gjatë ndeshjes, Duka: Lajm tronditës, na prek të gjithëve

16 Prill 2025, 16:33, Sport CNA

Lojtari ndërroi jetë gjatë ndeshjes, Duka: Lajm tronditës,

Presidenti i FSHF-së, Armand Duka ka publikuar një mesazh ngushëllimi për futbollistin Bledar Hajdari, i cili ndërroi jetë pas rrëzimit në fushë, në ndeshjen e futbollit amator, 9×9 “FSHF Sunday League Albania”, FC Dajti-FC Lumninese në Shtëpinë e Futbollit.

Duka shkruan se është një lajm tronditës, i cili prek të gjithë familjen e futbollit shqiptar.

“Ndarja e parakohshme nga jeta e futbollistit amator, Bledar Hajdari, gjatë një ndeshjeje të kampionatit “FSHF Sunday League Albania” është një lajm tronditës, që më ka hidhëruar pa masë.

Një humbje tragjike që na prek të gjithëve në familjen e futbollit shqiptar. Në këto momente të dhimbshme, dua të shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjen Hajdari, të afërmit, miqtë dhe bashkëlojtarët e tij.

Bledari ishte shembull i dashurisë për futbollin, një djalë i përkushtuar që u largua shumë herët, por që do të kujtohet gjithmonë me respekt. U prehsh në paqe, Bledar”, shkruan Duka.





Lajmet e fundit nga