web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Shqipëri-Angli, çfarë ndodhi në kohë reale

16 Nëntor 2025, 17:44, Sport CNA

Shqipëri-Angli, çfarë ndodhi në kohë reale

Mbrëmjen e kësaj të diele, Kombëtarja shqiptare përballet me Anglinë, në duelin e fundit për kualifikueset e Botërorit.

Kuqezinjtë siguruan kualifikimin historik në “play off” të Botërorit, pas fitores minimale ndaj Andorrës pak ditë më parë.

Skuadra e drejtuar nga Silvinjo vjen e qetë në këtë duel dhe synon ta mbyllë me rezultat pozitiv rrugëtimin në kualifikuese.

Më poshtë mund të ndiqni gjithçka ndodh në kohë reale.

SHQIPËRI-ANGLI 0-2

Harry Kane 74', 82'

KOMENTI LIVE

Mbyllet sfida!

93’- Pranë golit të tretë Harry Kane. Tentativa e tij devijohet nga Ismajli.

90’- Akordohen 5 minuta shtesë.

89’-  Probleme serioze për Armando Brojën. Sulmuesi nuk vazhdon dot lojën dhe shpërthen në lot, për shkak të dhimbjeve. Largohet me barelë.

82’- Gol Anglia 0-2! Shënon sërish Harry Kane. Sulmuesi nuk fal me kokë dhe e ndal topin në fundin e rrjetës.

75’- Zëvendësim te Shqipëria. Largohet Nedim Bajrami dhe futet Armando Broja.

74’- Shënon Anglia 0-1! Zhbllokohet sfida. Harry Kane përfiton nga një goditje këndi dhe shënon golin e avantazhit.

68’- Protesta nga Shqipëria. Portieri ndal Laçin jashtë zone, por gjithçka e rregullt sipas arbitrit. Në vazhdim, rrezikon Saka, por largon Ismajli mbi vijën fatale.

67’- Çfarë mundësi e shpërdoruar nga Bajrami. Gjuajtje totalisht e gabuar e mesfushorit në zonë, pas topit të marrë nga Hoxha.

65’- Saka krejtësisht i lirë në zonë. Gjuan menjëherë, por ndalet nga Strakosha, që duket i pakalueshëm.

62’- Dy zëvendësime tek Anglia. Futen Saka dhe Foden, marrin vendin e Eze dhe Rice.

60’- Shpëton për mrekulli Shqipëria. Gjuajtja e Bellingham në zonë, shkon mbi portë.

57’- Mundësi e artë për Anglinë. Eze shfaqet i lirë në zonë, por Strakosha i mohon golin.

51’- Çfarë mundësie për Shqipërinë! E pabesueshme çfarë ka humbur Arbër Hoxha, i cili i vetëm në zonë, e dërgon topin në duart e Henderson.

50’- Arbër Hoxha lëshon një predhë nga jashtë zone. Henderson në vështirësi e dërgon topin në goditje këndi.

47’- Aksion i shkëlqyer nga e djathta. Bajrami pason te Balliu, mbrojtësi pason në zonë, por gjuajtja e Laçit është shumë e lehtë.  

45′- Starton pjesa e dytë.

Mbyllet pjesa e parë!

45’- Akordohet 1 minutë shtesë.

42’- Strakosha ndal një tjetër gjuajtje të Rice. Akordohet pozicion jashtë loje.

41’- Arbër Hoxha rrezik konstant për anglezët. Sulmuesi fiton një tjetër goditje këndi.

37’- Tjetër tentativë e miqve. Quansah gjuan me kokë, por pret Strakosha.

36’- Asllani nuk shfrytëzon një top në zonë. Në kundërsulm, Anglia i afrohet golit. Strakosha me një pritje vendimtare mban portën e paprekur.

35’- Krosim i Rice në zonë, Kane tenton ta kthejë por e humbet. Asllani largon rrezikun.

31’- Vazhdon momenti i mirë i Shqipërinë. Hoxha tenton të mbyllë aksionin me Uzunin dhe fiton këndore në fund.

29’- Mundësi e mirë për Shqipërinë. Lëvizje e bukur nga e djathta, ku Bajrami pason për Laçin në zonë. Mesfushori e kthen për Uzunin, i cili nuk e kontrollon dot. Arbitri akordon pozicion jashtë loje.

25’- Ivan Balliu futet në fushë, merr vendin e Hysajt.

24’– Elseid Hysaj shfaq probleme dhe nuk vazhdon dot lojën. Kërkon zëvendësimin.

18’- Mundësi e shkëlqyer për Shqipërinë. Hoxha ndalet në hyrje të zonës, Hysaj në vazhdim të aksionit lëshon një gjuajtje të bukur nga jashtë zone, por shkon mbi traun e portës.

16’- Tjetër tentativë e Declan Rice. Gjuajtja e mesfushorit shkon mbi traun e portës.

12’- Tjetër goditje këndi për anglezët. Ramadani largon në këndore një top nga këmbët e Declan Rice.

7’- Zbritje e shpejtë e Anglisë. Kane tenton të mbyllë aksionin me Rice, por ndalin Ismajli dhe Strakosha.

5’- Goditja e parë nga këndi për Shqipërinë. Hoxha lëviz bukur nga e majta dhe fiton këndore. Kroson Asllani, por largohet topi nga Bowen.

4’- Vjen goditja e parë në portë. Provon Declan Rice, por ndal Thomas Strakosha pa shumë vështirësi.

1’- Menjëherë në sulm Anglia. Vjen goditja e parë nga këndi, por pa rrezik.

Starton dueli në “Air Albania”.





Lajmet e fundit nga