Zgjedhja e ekipit drejtues të PD-së/ Vijon numërimi i votave në selinë blu
Vijon procesi i numërimit të votave për zgjedhjen e strukt...
Vijon procesi i numërimit të votave për zgjedhjen e strukt...
Argjentina dhe Franca ndeshen me njëra-tjetrën në finalen e madhe të Botërorit të Katarit, në stadiumin “Lusail”, me të dyja skuadrat që do të kërkojnë të ngrenë në qiellin e Dohas trofeun e artë.
“Seleccion” do të kërkojë që ta rikthejë dhe njëherë këtë trofe, i cili i mungon që nga viti i largët, 1986, kësaj radhe me në krye Leo Mesin.
Nga ana tjetër, “Gjelat” duan të fitojnë sërish titullin për të dytën herë radhazi dhe për të tretën herë në historinë e tyre.
LIVE ARGJENTINË-FRANCË 2-2
24′ (p) Mesi, 36′ Di Maria / 80′ (p), 81′ Mbape
81’ GOOOOL Franca,. Shënon përsëri Mbape pas një kundërsulmi perfekt.
80’ GOOOL FRANCA. Shënon Mbape me penallti.
79’ Penallti për Francën! Otamendi ndalon Kolo Muanin në mënyrë të parregullt në hyrje të zonës dhe gjyqtari bën shenjë nga pika e bardhë.
71’ Grizman dhe Hernandez i lënë vendin në fushë Koman dhe Kamavinga në radhët e Francës.
71’ Mbape hynë në zonë nga e majta dhe provon për herë të parë në këtë ndeshje të gjuajë në portë, por fluturon topin mbi traversë.
68’ Francezët nisin aksionet nga krahët, por tashmë Argjentina mbron me shumë forca dhe e ka më të lehtë të administrojë çdo hapësirë në prapavijë.
68’ Goditje këndi për Francën, me topin që shkon te Kolo Muani në shtyllën e parë por ai nuk gjen portën.
64’ Di Maria i lë vendin në fushë Akunjës në zëvendësimin e parë të Argjentinës.
63’ Kundërsulm i shpejtë i Argjentinës në qendër me Mek Alister i cili niset drejt portës, por Loris del me këmbë dhe largon topin.
61’ Di Maria në krahun e majtë bën çfarë të dojë teksa ka hapësirën t’i shmanget Kunde dhe pasojë për Mesin, gjuajtja e të cilit në anën tjetër devijohet jashtë nga Rabio.
59’ Alvarez shpërthen në krahun e majtë dhe lëshon një gjuajtje të fortë, por Loris përgjigjet i vëmendshëm në shtyllën e tij.
55’ Rabio ndëshkohet me karton të verdhë pas një faulli në mesfushë ndaj De Pol.
52’ Franca rrezikon me një goditje këndi që harkohet në zonë nga Grizman, Martinez del dhe kontrollon sferën.
49’ Argjentina fiton topin me lehtësi në mesfushë dhe nis një aksion me Mesin i cili pason majtas për Di Marian. Topi i tij në anën tjetër për De Pol gjen gjuajtjen fluturimthi të mesfushorit por Loris është në pozicion.
46’ Asnjë ndryshim në fillimin e pjesës së dytë, rifillon sfida.
45’+8’ Mbyllet pjesa e parë me avantazhin 2-0 të Argjentinës.
45’+7’ Fernandez ndëshkohet me karton të verdhë pas një ndërhyrje ndaj Kolo Muani.
45’+3’ Tani është Franca e cila kërkon më shumë të qarkullojë topin, me argjentinasit të cilët janë më të tërhequr në pritje të kundërsulmit.
41’ Deshamp nuk pret pushimin e sfidës por largon Zhiru dhe Dembele, për të aktivizuar Turam dhe Kolo Muani.
36’ GOOOL ARGJENTINA! Kundërsulm vdekjeprurës i argjentinasve të cilët gjejnë të zbuluar prapavijën e francezëve dhe me Di Marian ia dalin të mposhtin përsëri Loris.
33’ Përsëri janë argjentinasit në kontroll të plotë të manovrës, me Francën që nuk ka tentuar në asnjë moment deri tani të diktojë ritmin e saj, duke preferuar që të qëndrojë e tërhequr në prapavijë, për të pritur momentin për kundërsulm me Mbape.
27’ Mundohen të reagojnë menjëherë francezët të cilët hidhen me më shumë forca në sulm.
24’ GOOOL ARGJENTINA! Shënon Mesi me penallti.
21’ Penallti për Argjentinë. Di Maria nga e majta shmang Dembele dhe pas një kontakti rrëzohet në zonë. Gjyqtari bën shenjë nga pika e bardhë.
20’ Zgjohet Franca që rrezikon me një goditje nga këndi, ku topi gjen Zhiru në zonë, por goditja e tij me kokë fluturon mbi traversë.
20’ Zgjohet Franca që rrezikon me një goditje nga këndi, ku topi gjen Zhiru në zonë, por goditja e tij me kokë fluturon mbi traversë.
17’ Aksion i shpejtë i Argjentinës në krahun e djathtë, topi më pas kalon në qendër ku vjen Di Maria dhe gjuan në ecje e sipër, por çon topin mbi traversë.
14’ Zbritja e parë e Francës është me një kombinim mes Zhiru dhe Mbape në krahun e majtë, por ky i fundit nuk ia del të gjuajë pas sugjerimit të shoku të repartit.
9’-11’ Romero përplaset me Loris në një goditje nga këndi, me gardianin që mbetet i shtrirë dhe shqetëson jo pak stafin e Francës. Por më pas portieri ringrihet në këmbë për të vazhduar lojën.
8’ Tenton De Pol nga jashtë zonës, Varane devijon topin rrezikshëm në këndore.
7’ Argjentinasi janë shumë agresive që në momentet e parë të sfidës, me Mesin dhe Alvarez që shkaktojnë faulle ndaj mbajtësve të topit të Francës duke mos i lejuar që të krijojnë aksione të rrjedhshme.
5’ Provon Mek Alister nga jashtë zonës, topi ndalet përsëri nga portieri i Francës në pozicion.
3’ Sugjerim në qendër i Mesit për Alvarez, ai gjuan por gjen përgjigjen e Loris.
ARGJENTINA: E. Martinez, Molina, Romero, Otamendi, Taliafiko, Fernandez, De Pol, Mek Alister, Di Maria, Alvarez, Mesi.
FRANCA: Loris, Kunde, Upamekano, Varan, T. Hernandez, Tçuameni, Rabio, Grizman, Dembele, Mbape, Zhiru.
Finalja e madhe e Botërit “Katar 2022” ka ndezur atmos...
Më shumë se 50,000 argjentinas kanë udhëtuar në Doha për të...
Argjentina ka kaluar në avantazh pas golit të shënuar nga Li...
Argjentina nuk di të ndalet në këtë finale të madhe. Një su...
Argjentina dhe Franca ndeshen me njëra-tjetrën në finalen ...
Argjentina dhe Franca ndeshen me njëra-tjetrën në finalen e ...
Sot do të zhvillohet ndeshja e fundit e Kampionatit Botëror ...
Ka nisur atmosfera në stadiumin “Lusail” teksa të pranishëm ...
Kampionati “Abissnet Superiore” është rikthyer në fushë pas ...
Lionel Mesi do të jetë kapiteni i Argjentinës në finalen e m...
Argjentina dhe Franca ndeshen me njëra-tjetrën në finalen e ...
Reperi Drake ka vënë bast 1 milion dollarë që Argjentina të ...
Argjentina dhe Franca kanë arritur në finalen e madhe të Bot...
Serxhio Buskets pritet të largohet në fund të këtij sezoni n...
Në Argjentinë e kudo ku ka mbështetës të skuadrës së Lionel ...
Bajerni i Mynihut duket se ndodhet në një situatë të vështir...
Argjentina dhe Franca kanë arritur në finalen e madhe të Bot...
Zhoze Murinjo ka vendosur që të përforcojë mesfushën, ...
Ish-mbrojtësi i majtë i Kukësit, i cili u shpall dhe kampion...
Joao Felix po kalon ditët javët e fundit si një futbollist i...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, nj...
Presidenti Donald Trump ka kundërshtuar vendimin e agjenci...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha më 15 korrik s...
Energjia elektrike u rikthye sot në Kubë, pas një ndërprer...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Mbarështimi i bletëve është zgjeruar ndjeshëm vitet e fund...
Punësimi në vitin 2025 u karakterizua nga një rënie e leht...
Pak javë pas shkrirjes së Bordit të Transparencës çmimet e...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...