Biznesmeni Artur Shehu thyen heshtjen: Jam pronar i vjetër i tokës në Zvërnec, nuk i njoh fare investitorët
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Dje kemi parë një finale të jashtëzakonshme, me 6 gola në total, 120 minuta lojë dhe goditje të penalltive, ku në fund Argjentina dhe Messi kurorëzohen si kampionë bote.
Ish-mbrojtësi i Anglisë, Rio Ferdinand përmblodhi atë që shumica mendonin për këtë finale e cila u cilësua si një nga më të bukurat në historinë e Kupës së botës.
Kjo finale kishte gjithçka. Superyjet Leo Messi dhe Kylian Mbappe të cilët duelojnë kokë më kokë për të marrë timonin e skuadrës së tyre dhe për të tentuar kurorëzimin. Kishte gola dhe balancim rezultati të mahnitshëm, dhe goditje të penalltive të cilat ndaluan frymën e shumë tifozëve në mbarë botën.
Rrjetet sociale shpërthyen, yjet e sportit dhe një popull i tërë u fiksuan me këtë ndeshje dhe ata në stadiumin "Lusail" u mahnitën duke e parë nga afër këtë finale.
“Nuk mund ta imagjinoja që do të ndodhte, ku shihni dy skuadra të shkëlqyera që luftojnë pa bërë hapa pas. Dy yjet e secilës skuadër të cilët shënojnë njëri pas tjetrit”, u shpreh Ferdinand për “BBC”.
Ish-sulmuesi i Anglisë, Alan Shearer, shtoi: “Ne jemi pa frymë, ishte thjesht një finale e pabesueshme. Nuk kam parë kurrë diçka të tillë dhe nuk mendoj se do ta shoh më kurrë diçka të tillë. Ishte tronditëse.”
Trajneri i Argjentinës, Lionel Scaloni tha se ishte i qetë më pas, por nuk mund ta mohonte gëzimin e tij.
“Ndeshja ishte krejtësisht e çmendur. E di që kemi pasur një ndeshje të mirë, mund të kishim fituar në 90 minutat e para. Kam përjetuar emocionet më të mëdha të jetës sime. Gjëja më e rëndësishme është se ne e arritëm këtë gjë”, u shpreh Scaloni.
Si u zhvillua kjo finale përrallore
Minuta 23- Argjentina 1-0 Franca, Messi shënon me penallti
Minuta 36- Argjentina 2-0 Franca, Di Maria dyfishon epërsinë e Argjentinës
Minuta 80- Argjentina 2-1 Franca, Mbappe përgjigjet me penallti
Minuta 81- Argjentina 2-2 Franca, Mbappe barazon me një godtije fluturimthi
Minuta 108- Argjentina 3-2 Franca, Messi rikthen epërsinë
Minuta 118- Argjentina 3-3 Franca, Mbappe shënon hat-trick nga penalltia
Pjesa më e madhe e fokusit ishte te Messi dhe Mbappe në fillim, pasi të dy ishin të barabartë në garën për "Këpucën e Artë" dhe shiheshin si superyjet për të udhëhequr ekipet e tyre drejt lavdisë.
Mbappe në pjesën e parë ishte thjesht një hije, pasi Argjentina dominoi totalisht. Kontributi i parë i Messit erdhi në minutën e 23-të kur shënoi nga pika e bardhë e penalltisë për të kaluar Argjentinën në Avantazh dhe Di Maria dyfishoi shifrat 13 minuta më vonë.
Franca ishte e humbur, Mbappe nuk kishte qenë në zonën kundërshtare dhe kishte më pak prekje nga çdo lojtar tjetër pas gjysmë ore. Deschamps bëri dy zëvendësime të hershme në pjesën e parë, ku u largua Giroud dhe Dembele për t’i lënë vendin Muani dhe Thuram.
Në pjesën e dytë, afërsisht që nga minuta e 67-të, Franca zgjohet. Muani rrëzohet nga një ndërhyrje e Otamendit brenda zonës dhe Mbappe e realizon në gol. “Gjelat” nuk u ndalën, Mbappe shënon të dytin pas pak sekondave duke barazuar shifrat me një gol fantastik.
Filluan shtesat, dhe në minutën e 108-të, Messi shënon golin e avantazhit. Mbappe nuk u dorëzua, pasi në minutën e 118-të shënon golin e barazimit dhe hat-trickun e tij personal, duke e bërë atë lojtarin e dytë, pas Geoff Hurst të Anglisë në 1966, që shënoi tre gola në një finale të Kupës së Botës.
Argjentina më në fund mori trofeun për herë të parë që nga viti 1986, pasi Martinez priti goditjen e Coman dhe Tchouameni humbi mundësinë e tij duke goditur jashtë.
Me atë në fushë për 64 minuta, Franca ishte në panik total s...
Siguria është një nga aspektet më të rëndësishëm në një derb...
Emiliano Martinez është një personazh shumë i veçantë dhe kë...
Një tjetër rreper i njohur është bërë pjesë e basteve për fi...
Trajneri i Kombëtares Shpresa, Alban Bushi, foli pas triumfi...
Sulejman Starova, specialist futbolli, foli në emisionin “...
Pak më shumë se dy vite nga ndarja nga jeta e Diego Armando ...
Një skandal i vërtet ka ndodhur pas finales Argjentinë-Fra...
Trajneri i Francës, Dider Deschamps dha intervistën e tij pa...
Lionel Messi fitoi më në fund trofeun e Kupës së Botës me Ar...
Argjentina është kampionia e Kupës së Botës, pasi argjentina...
Reperi kanadez, Drake duhet të provojë përsëri të luajë bi...
Argjentina u shpall kampione bote, teksa mposhti në finale...
Portieri i Argjentinës Emiliano Martinez i cili arriti të fi...
Argjentina u shpall kampione bote në Katar, për të tretën he...
Argjentina ka fituar Kupën e Botës për herë të tretë në hist...
Lionel Mesi më në fund ka bërë realitet ëndrrën e tij për fi...
Tre golat e shënuar në finalen e Kupës së Botës nuk i dhurua...
Një nga njerëzit më të pasur të Botës dhe padyshim më i përf...
Argjentina është fituese e Kupës së Botës për vitin 2022, të...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një i dënuar është gjetur ditën e sotme i pajetë në ambien...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...