web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Kategoria e Parë/ Skënderbeu dhe Laçi ngjiten në Superiore, Pogradeci humb “finalen”

19 Prill 2026, 16:58, Sport CNA

Kategoria e Parë/ Skënderbeu dhe Laçi ngjiten në

Skënderbeu dhe Laçi kanë siguruar matematikisht ngjitjen në Superiore, kur kanë mbetur dhe dy javë të tjera për tu zhvilluar në Kategorinë e Parë.

Korçarët triumfuan 4-0 ndaj Kastriotit në shtëpi dhe mbajnë vendin e parë me 76 pikë të grumbulluara.

Laçi paralelisht fitoi finalen e ngjitjes ndaj Pogradecit me rezultatin 2-0. Stiven Bibo zhbllokoi takimin me një supergol në minutën e 2-të, ndërsa Harlis shënoi të dytin në minutën e 62-të.

Në fund të pjesës së parë, liqenorët humbën një mundësi të artë për të barazuar, pasi Zguro nuk shënoi dot nga penalltia.

Në fund tensioni ishte i madh, ku juglindorët mbetën me 9 lojtarë, pas kartonëve të kuq të Dragoshit dhe Abazajt, ndërsa te kurbinasit u ndëshkua me të kuq Myrta.

Me këtë sukses, Laçi mban vendin e dytë me 73 pikë dhe siguron rikthimin në elitë. Pogradeci do provojë sërish nga “play off”, pasi mban vendin e tretë me 67 pikë.

Në ndeshjet e tjera, Luftëtari triumfoi 2-0 ndaj Burrelit, për t’iu larguar fundit. Besa mposhti 2-1 Apoloninë, ndërsa Iliria shkatërroi Lushnjën 3-0. Kukësi dhe Korabi barazuan 1-1 mes tyre.





Lajmet e fundit nga