web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Kaosi në Itali, klubi dënohet me humbje në tavolinë

23 Qershor 2025, 18:31, Sport CNA

Kaosi në Itali, klubi dënohet me humbje në tavolinë

Salernitana është dënuar zyrtarisht me humbje 3-0 në tavolinë ndaj Sampdorias, pas ndërprerjes së ndeshjes së “play out”-it.

Gjykatësi sportiv i Serie B, Ines Pisano, vendosi gjithashtu që klubi nga Salerno të zhvillojë dy ndeshjet e para të sezonit të ardhshëm me dyer të mbyllura. Sipas raportit të arbitrave dhe të prokurorisë sportive, tifozët tentuan të hynin në fushë dhe hodhën mjete piroteknike, stola e sende të forta.

Pavarësisht ndërhyrjes së forcave të rendit dhe ndërprerjes për 30 minuta, trazirat vazhduan dhe ndeshja u anulua përfundimisht. Klubi tashmë zyrtarisht ka rënë në Serie C.

Autoritetet po analizojnë pamjet e sigurisë për të identifikuar individët përgjegjës. Një tifoz goditi me grusht një punonjës sigurie, dhe të gjithë të përfshirët pritet të përballen me masa ligjore.





Lajmet e fundit nga