web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Arrihet marrëveshja, rikthehet Pogba. Ja ku do të luajë

22 Qershor 2025, 21:14, Sport CNA

Arrihet marrëveshja, rikthehet Pogba. Ja ku do të luajë

Paul Pogba është pranë rikthimit në fushë, pasi ka arritur marrëveshjen me klubin e Monacos për një kontratë dyvjeçare.

Mediat franceze raportojnë se marrëveshja tashmë është arritur dhe zyrtarizimi pritet të ndodhë në orët në vijim.

Mesfushori 32-vjeçar ishte pa klub pas përfundimit të kontratës me Juventusin, ndërsa ka qëndruar larg fushave të lojës për shkak të pezullimit pas çështjes së dopingut. Monaco ka ndjekur me interes situatën e tij dhe tashmë është gati t’i japë një mundësi të re.

Pogba nuk ka luajtur në një ndeshje zyrtare që nga 3 shtatori 2023. Klubi i Ligue 1 e sheh atë si një përforcim me përvojë për mesin e fushës.





Lajmet e fundit nga