web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Shtatë gola të shënuar, Dortmund vuan ndaj afrikanëve

21 Qershor 2025, 20:21, Sport CNA

Shtatë gola të shënuar, Dortmund vuan ndaj afrikanëve

Borussia Dortmund arriti fitoren e parë në Botërorin e Klubeve, duke mundur 4-3 Mamelodi Sundowns.

Skuadra afrikano-jugore kaloi në avantazh me Ribeiro në minutën e 11-të, por Dortmund përmbysi shpejt rezultatin me golat e Nmecha, Guirassy dhe Bellingham në pjesën e parë.

Në minutën e 59-të, një autogol nga Mudau i dha qetësinë gjermanëve. Mamelodi reagoi dhe shënoi edhe dy herë, por pa arritur të barazojë. Me këtë fitore, Dortmund ngjitet në vendin e parë të grupit F me 4 pikë.

Skuadra gjermane tani pret rezultatin e ndeshjes mes Fluminense dhe Ulsan për të përcaktuar renditjen.





Lajmet e fundit nga