web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

ZYRTARE/ Shkëmbi prezantohet te skuadra e re, merr edhe Lilajn

20 Qershor 2025, 14:08, Sport CNA

ZYRTARE/ Shkëmbi prezantohet te skuadra e re, merr edhe Lilajn

Bledi Shkëmbi është trajneri i ri i Strugës. Njoftimi ka ardhur nga vetë klubi shqiptar në Maqedoninë e Veriut.

Pas largimit nga Tirana, tekniku korçar nuk ka humbur kohë dhe ka zgjedhur menjëherë aventurën e re.

Shkëmbi bëhet trajneri i dytë te Struga nga Shqipëria, pas Shpëtim Duros, i cili fitoi edhe titullin kampion.

Kontrata me trajnerin korçar është dyvjeçare, me mundësi vazhdimi edhe për një vit tjetër. Ndihmës i tij do të jetë Sabien Lilaj, ish-mesfushor i Skënderbeut.





Lajmet e fundit nga