web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

“Tradhti” në kryeqytet, mesfushori lë Tiranën për Partizanin. Gati akordi

18 Qershor 2025, 14:28, Sport CNA

“Tradhti” në kryeqytet, mesfushori lë Tiranën

Hajrulla Tola mund të jetë afrimi i radhës te Partizani. Sipas raportimeve të fundit, thuhet se mesfushori i Tiranës, është kontaktuar nga rivalët e kryeqytetit.

Madje bëhet e ditur se palët janë pranë akordit mes tyre. Në pjesën e dytë të sezonit, Tola luajti i huazuar te Korabi në Kategorinë e Parë.

Mesfushori 20-vjeçar është rikthyer te Tirana, aty ku nuk pritet të qëndrojë për shumë gjatë. Partizani ka nisur kontaktet dhe në orët e ardhshme mund të ketë një mbyllje të akordit.





Lajmet e fundit nga